Regjisori amerikan Rob Reiner, 78 vjeç dhe gruaja e tij Michele Singer 68 vjeçe u gjetën të vdekur në vilën e tyre në  Brentwood (Los Angeles).

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, trupat tregonin plagë që përputheshin me një thikë, ndërsa autor i vrasjes, dyshohet djali i tyre Nick.

Ata u gjetën rreth orës 3:30 pasdite sipas orës lokale, por kur mbërritën zjarrfikësit, ata mundën vetëm të konfirmonin vdekjen. Dera e përparme nuk tregonte shenja të hyrjes me forcë.

Ai e filloi karrierën e tij në vitet 1960 dhe u bë i famshëm duke luajtur rolin e Meathead në komedinë All in The Family në vitet 1970, e cila i siguroi dy çmime Emmy.

Reiner drejtoi filma ikonikë si "Stand By Me", "The Princess Bride" dhe "When Harry Met Sally..." -- i fundit prej të cilëve e çoi atë te dashuria e jetës së tij.

Ndërsa po drejtonte filmin "When Harry Met Sally", Rob takoi Michele-n, një fotografe... dhe të dy u martuan në vitin 1989. Marrëdhënia e tyre e bindi Rob-in të ndryshonte fundin e komedisë romantike në mënyrë që personazhet e Billy Crystal dhe Meg Ryan të përfundonin bashkë.

Rob vazhdoi të ishte regjisor gjatë më shumë se 35 viteve të martesës së tyre. Ata kanë tre fëmijë së bashku; Jake, Nick dhe Romy. Rob ka gjithashtu një vajzë, Tracy, nga martesa e tij e parë me regjisoren Penny Marshall