LOS ANGELES - Një tërmet i magnitudës 4.4 të shkallës Rihter ka goditur Los Angeles në SHBA gjatë orëve të para të ditës së hënë.

Qendra e tërmetit ishte rreth 20 kilometra larg qytetit bregdetar. Forca e tërmetit është ndjerë dhe gjatë edicionit të lajmeve në televizionin lokal, KTLA 5 news.

Siç mund të shihet edhe në video, fillimisht është spikeri i lajmeve i cili e ndjen tërmetin dhe futet menjëherë poshtë tavolinës së bashku me kolegen e tij.

Fatmirësiht tërmeti nuk shkaktoi dëme të mëdha dhe nuk pati as raportime për të plagosur. Instituti sizmiologjik i Kalifornisë bëri të ditur se tërmeti u pasua nga 6 dridhje të tjera të tokës, më e madhja nga të cilat arrinte një magnitudë prej 2.7 të shkallës Rihter.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)