Fuqitë e mëdha dhe Irani arritën të bien dakord mbi parametrat kyçë përsa i përket zgjidhjes së çështjes për programit bërthamor iranian, etapë themelore për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare deri më 30 qershor, njoftuan sot drejtuesit perëndimorë dhe iranian .
Negocitorët evropianë dhe iranianë njoftuan sot në rrjetet sociale arritjen e një marrëveshjeje mbi etapat e programit bërthamor iranian.
"Lajme të mira për negociatat përsa i përket programit bërthamor iranian", shkroi në rrjetin social Twitter shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, ndërkohë që shefi i diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif foli për zgjidhje të arritura.
"Lajme të mira", konfirmoi Federica Mogherini, "zgjidhje të arritura. Të gatshëm për të filluar menjëherë hartimin e tekstit të marrëveshjes përfundimtare", theksoi Zarif në një mesazh në rrjetin social Twitter për negociatat bërthamore në Lozanë.
"Ka një kompromis në pikat kyçe në kuadër të një marrëveshjeje finale", deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier.
"Ekzistojnë tashmë parametra për zgjidhjen e çështjeve kryesore", konfirmoi sekretari amerikan i SHtetit, John Kerry.
Shefja e diploamcisë së Bashkimti Evropian, Federica Mogherini drejton këto negociata së bashku me shefin e diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif./atsh/
/Shqiptarja.com