Vijon eksodi i këshilltarëve në LSI, ikin 2 të tjerë në Memaliaj

Vijon eksodi i këshilltarëve në LSI, ikin 2 të tjerë në Memaliaj

Selia e LSI në Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të përballet me eksodin masiv të këshilltarëve të saj drejt Partisë Socialiste. Ditën e sotme, dy këshilltarë të LSI në Këshillin Bashkiak të Memaliajt kanë braktisur partinë e tyre, duke u pozicionuar në krah të PS.

Report Tv mësoi se janë larguar nga LSI këshilltarët Luan Halili dhe Yllka Çaushi. Me këtë lëvizje, sërish PS nuk bën shumicën në këtë këshill, pasi shkon në 9 këshilltarë, ndërkohë që LSI është e dyta me 5, e ndjekur nga PD me 2. Gjithashtu, janë edhe 1 këshilltarë nga PDIU, 1 nga BK e FRD, 1 nga PSD, 1 nga UK dhe 1 nga PDS. Këshilli Bashkiak i Memaliajt ka 21 këshilltarë.

Kjo është bashkia e radhës, ku këshilltarët e LSI lënë partinë e tyre, duke iu bashkuar PS, pasi një hemorragji e tillë ka ndodhur në shumë bashki të vendit. Shkak për eksodin e këshilltarëve të LSI u bë skandali i lobimit rus për PD, si dhe një bashkim i mundshëm i dy partive opozitare.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veshgjati Viçidolit: 26/04/2018 17:14

    Kan vendos me kall krejt LSI-ne. Po ua kam me kall Memaliasit e tan Shqipnin.

    Përgjigju
  • agim: 26/04/2018 16:02

    Ne kohen ekomunizmit me rusin disa ligje qetesia funksiononte kurse sot pd lsi esht biznes personal 17€ ne muaj kto parti kan kan emorragji vuain nga (maiaselliit) hemorroidi esht semundje qe nuk ka ilace per tu kuruar plotsisht kan edhe surrat qe qendroin ne detyrat e para.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'