Vasili i vetmi i pakënaqur me 1.15 miliardë eurove të mbledhura në Konferencën e Donatorëve

Vasili i vetmi i pakënaqur me 1.15 miliardë eurove të mbledhura në Konferencën e Donatorëve

1579099927_vasili.jpg

Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë e vetmja që nuk është gëzuar nga mbledhja e 1.15 miliardë eurove për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në Konferencën e Donatorëve. Pa asnjë përshëndetje dhe mirënjohje për vendet që kontribuuan për ringritjen e zonave dhe shtëpive për shqiptarët, Petrit Vasili ka vijuar akuzat ndaj qeverisë, ku lidhë fondet e donatorëve me reformën në drejtësi. Vasili shprehet se këto fonde të mos shkojnë dëm si ato të reformës në drejtësi që sipas tij shkaktoi kapjen e shtetit nga rilindja.

'Ka shumë rëndësi që lekët e donatorëve për tërmetin të mos shkojnë dëm si ato të Reformës në Drejtësi që u treten si kripa në ujë dhe prodhuan vetëm kapjen mafioze të shtetit nga rilindja' , shkruan Vasili në Facebook.

Ndërkohë që më herët presidenti Meta dhe kryedemokrati Basha shprehën vlerësimet dhe mirënjohje për vendet që kontribuuan në Konferencën e Donatorëve, ku u mblodhën 1.15 miliardë euro, nga të cilat mbi 300 milionë euro janë grante dhe të tjera ofrohen si projekte dhe hua. Duket se LSI nuk ka preferuar të ruaj 'linjën' e partneres së saj PD apo ish udhëheqësit të tyre Meta, por ka vijuar akuzat politike.


Lajmi kryesor:

'Mirënjohje për çdo vend'! Basha dhe Kryemadhi përshëndesin Konferencën e Donatorëve: Transparencë me fondet për të ndalur abuzimet


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë