LSI në 'kor' kundër Juncker/ Kryemadhi: Problemet e Shqipërisë s' zgjidhen me puthje dhe gafa

LSI në 'kor' kundër Juncker/ Kryemadhi: Problemet e Shqipërisë s' zgjidhen me puthje dhe gafa

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar si një lajm shumë të keq vendimin e Parlamentit Holandez, i cili i kërkonte qeverisë që të votonte kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Kryemadhi ka bërë fajtor kryesor kryeministrin Edi Rama, sipas së cilës, ky vendim i Holandës tregon qartë që krimi i organizuar dhe korrupsioni i frikshëm është palë me Rilindjen. Në reagimin e saj, nuk kanë munguar edhe ironitë me presidentin e KE, Jean Claude Juncker, duke theksuar se problematikat e vendit nuk mund të fshihen as me gafa dhe as me të puthura të zgjatura midis burrash, siç ndodhi në takimin e fundit me Ramën.

Ndërkohë më herët, edhe ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili nuk i ka kursyer ironitë për Juncker.

"Hollanda dje i dha fund shpresës për çeljen e negociatave këtë qershor, duke shpjeguar qartë arsyet kryesore të këtij vendimi.

Parlamenti hollandez na vuri para një pasqyre ku ne duhet të shohim veten, qeverinë dhe realitetin në të cilin jetojmë. Votimi i mbrëmshëm ishte një shuplakë e fortë për qeverinë e krimit të organizuar, manipulimit zgjedhor, mashtrimit, korrupsionit dhe gënjeshtrës. Mbrëmë Parlamenti hollandez e tha qartë të vërtetën e moshapjes së negociatave, dy armiqtë e shqiptarëve janë krimi i organizuar dhe korrupsioni i frikshëm, të cilët për fat të keq të shqiptarëve janë miqtë më të ngushtë të qeverisë së Rilindjes. Bashkë me to vjedh zgjedhjet dhe së bashku grabisin pronat dhe taksat e shqiptarëve. Parlamentarët hollandezë shkuan edhe më tej duke i treguar burokracisë europiane se nuk mund të tallen as me parlamentet e vendeve anëtare të BE dhe as me shqiptarët. Problemet madhore me të cilat po ndeshet Shqipëria nuk mund të fshihen as me gafa dhe as me të puthura të zgjatura midis burrash.
Lajmi shumë i keq për Shqipërinë është se tashmë u nda edhe nga grupi i Maqedonisë së Veriut, për të cilën Holanda dha dritën jeshile për të vazhduar më tej në rrugën e integrimit evropian. 
Ky votim i Parlamentit hollandez, tregon qartë që nuk ka euroskeptikë për zgjerimin, por shtete që e meritojnë dhe ata që nuk e meritojnë. Procesi i integrimit është proces meritash në reforma dhe jo i demagogjisë dhe mashtrimit. 
Sot jemi të fundit realisht në proceset e integrimit. Dhe për këtë fajtorët janë krimi i organizuar dhe korrupsioni, të cilët kanë kumbar të tyre Edi Ramën.
Qesharake të mendosh, se vetëm pak javë më parë, nga Hollanda delegacionet e Kuvendit gjysmak dhe atyre të ministrave “të zotë” rigënjyen shqiptarët tashmë nga ekranet e televizioneve që kishin me vete se Hollanda do të hapë negociatat. Mashtrues të paskrupullt dhe qesharakë deri në dhimbje. Kush do mbajë përgjegjësi për mashtrimin publik të shqiptarëve?! 
Ata harrojnë se integrimi europian nuk është lobim dhe as shitje e produktit të skaduar. 
Integrimi do të thotë standarde, mirëqeverisje, mirëqenie për qytetarët. Seriozitet dhe besueshmëri me partnerët. Kjo është ajo ç’ka mungon sot dhe është për të ardhur keq që kanë kaluar 3 vite që qeveria i shet negociatat si të çelura dhe çdo vit ne presim me padurim hapjen e një kapitulli historik për vendin.

Trinomi Edi Rama, krimi i organizuar dhe korrupsioni tashmë nuk mbajnë peng vetëm kumbarin dhe Partinë Socialiste, por në radhë të parë Shqipërinë dhe ëndrrën europiane të të gjithë shqiptarëve. Ndaj përballë këtij trinomi të së keqes, nuk duhet të bëjmë asnjë hap pas! 
Të gjithë bashkë në betejën tonë për të çliruar të ardhmen e shqiptarëve nga vargojntë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të pafre të Rilindjes",
shkruan Kryemadhi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nik Ziaj: 13/06/2019 20:15

    LSI eshte bere si Sekt Satanik me disa pseudobixgesmene qe me disa horra nga prapa bejne cte duan

    Përgjigju
  • Kafsha: 13/06/2019 17:31

    Katnarja

    Përgjigju
  • robi: 13/06/2019 17:09

    Partipicka e sharebajgave te haremit famekeq erotiko- naziskin te Jales iku per lesh dhije. Mbështetja per Nafije baxhella Fallxhorja ka rene ne nivel 1.5 %, pra Nafije baxhella iku per lesh

    Përgjigju
  • Rruspia monaliza: 13/06/2019 15:16

    Cke moj rruspie qe helmon Shqipetaret me lloj lloj muti qe nxjerr nga goja ti paske qen burdello fare dukesh si trani o plere ler shqiperine dhe shqipetaret te qete

    Përgjigju
  • juncker: 13/06/2019 13:06

    ne fakt mire e ke!!problemet e shqiperise nuk zgjidhen po nuk hyte ju atje ku e meritoni .dhe ka vetem 1 wc jo 11 sic keni ju.ndertoni sa me shume burgje ne shqiperi se saliu ka sjelle edukaten e vjedhjes dhe bastisjes ne kulm.me shume se gjysma e shoqerise e ka pervetesuar shembullin e sales qe ne fund do thote..... nuk kam vjedhur vetem une te gjithe kemi vjedhur.burgje dhe pune te detyruar per komunitetin per hajdutet!!!

    Përgjigju
  • Qytetari: 13/06/2019 12:46

    Moj mone por ju nuk keni kuptuar , se nuk doni te dini seç thot europa per popullin por çthoni ju per fuqit e juaja qe po ju shterrojn nga dita ne dite ......por foli nai llaf burrit se me duket se ka rreshkit e po mer ne qaf i popull , qendroji pak afer se e ke bo eunuk dhe po i ngjitet ne tru e nuk di ça thot ! Tung me mirekuptim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin