Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook i kërkon kryeministrit Rama që të reagojë për sulmet e SHBA në Siri. Ai thotë se Rama nuk ka bërë asnjë koment duke qepur gojën, pasi në Amerikë drejton Trump dhe jo Sorrosi.

Regjimi i Bashar Al Asad u përball të shtunën në mëngjes me sulme nga ajri nga SHBA, Britania dhe Franca, që kishin si objektiv disa zona ku ishin përqendruar laboratorët e prodhimit të armëve kimike.

Kryeministri qep gojen per bombardimet ne Siri sepse ne Amerike drejton Trump dhe jo Sorrosi. Kryeministri qe komenton cdo budallek te mundshem me te gjithe fuqine e mundshme dhe me te gjithe cektesine e mundshme, ka qepur gojen per bombardimet, qe SHBA udhehoqi ne Siri.

Sigurisht per kryeministrin, qe urren presidentin Trump fjalet nuk i dalin nga goja sepse Trump po udheheq nje aksion te nivelit boteror per goditjen e diktaturave gjakatare dhe vecanerisht ne Siri.

Turp per kryeministrin qe i kundervihet Amerikes dhe shqiptareve duke heshtur. Fol kryeminister, boll u frike; per te miren e njerezimit Ameriken e drejton Trump jo Sorrosi.

Petrit Vasili