‘Dyshe si kjo s’ka parë bota’!Berisha
batuta të forta me imituesin e tij/VD

‘Dyshe si kjo s’ka parë bota’!Berisha<br />batuta të forta me imituesin e tij/VD<br>
Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur në këtë festë krishtlindjeje shumë ndryshe sa jemi mësuar ta shohim. Ish-kryeministri ishte i ftuar në spektaklin ‘Dance With Me’, ku shkëmbeu jo pak batuta.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje dhe shkriu së qeshuri fansat ishte takimi i aktorit Drilon Hoxha me ish-kryeministrin Sali Berisha, në zyrën e këtij të fundit.

Aktori është shfaqur në zyrën e Berishës si ky i fundit dhe duke e imituar në sy. Në takimin mes tyre janë shkëmbyer një sërë batutash të forta, ku Berisha, i vërteti, ka thënë se ‘dyshe si kjo s’ka parë bota’.

“Mirë së vjen doktor. Kënaqësi e madhe që takohemi. Erdhe në një kohë që kisha nevojë. Këtu je në zyrën tënde doktor, ti duhet të më mësosh mua. Urime të përzemërta shqiptarëve. Në radhë të parë doja të uroja të gjithë spektatorët e “Dance With Me”, iu drejtua Berisha aktorit. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon