Puna e Bashkisë së Tiranës dhe Task Force që janë ngritur për ndihmesën e qytetarëve vazhdon të operojë në zonat e Tiranës, duke zgjidhur problemet e qytetarëve. Puna ka vazhduar dhe në zonën e Don Boskos ku është inauguruar një pallat i ri me të gjitha cilësitë dhe parametrat që duhet të ketë një pallat, me Fondin e Komunitetit.
Ndërmjet telefonuesve ka pasur dhe administratorë të cilët kanë paraqitur problemet që ata hasin dhe me eksperten Erga Llaci, në studion e Report Tv, ka dhënë drejtimin e duhur dhe një informacion dhe gjithashtu një mbështetje, për këta qytetare dhe administratorë të liçensur.
Si funksionon Fondi i Komunitetit?
Ne shkojmë si Task force në çdo pallat të Tiranës dhe mbajmë mbledhje me banorët dhe vendosim kryesinë e tyre dhe më pas kryesia zgjidhe një administrator, i cili më pas sjell dokumentacionin në drejtorinë tonë dhe trajnohet, certifikohet për të qenë një person fizik i cili mund ti japë banorëve zgjidhje për çdo problem që kanë nevojë. Më pas ai bën një kërkesë për Fondin e Komunitetit dhe shkon një nga ekspertët tanë të Drejtorisë dhe vlerëson gjendjen e atij pallati dhe më pas shpallin objektin fitues. Ku ka bashkëpunim ka dhe solidaritet.
Si mund ti vijë në ndihmë banorëve administratorit? Cilat janë detyrat e tij ?
Pallatet që nuk kanë zgjedhur kryesinë e tyre, dhe nuk kanë zgjedhur një administrator të liçensuar, duhet ti ndjekin këto hapa. Pasi një administrator i certifikuar dhe i trajnuar mund të ketë kualifikimin e duhur për ti dhënë zgjidhje shqetësimeve të banorëve. Drejtoria ka marrë përsipër që ti trajnojë këta administratorë dhe ata të marrin informacion për zyrat përgjegjëse për problematikat që shfaqen.
Tirana, Yzberisht. Kam një problem me verandën dhe jam në katin e 8 dhe katin e 9 e ka blerë një banor tjetër bashkë me verandën, dhe të dy dhomat i kam poshtë verandës dhe kam 8 vjet që i kam dhomat me lagështirë, dhe nuk ma ka zgjidhur problemin asnjë, as administratori. Nuk e di se si mund të procedohet? Administratori nuk është i certifikuar.
Të bëhet një mbledhje më banorët e pallatit dhe të vendoset një kryesi që më pas të zgjidhet një administrator i certifikuar, që të dijë si ti japë zgjidhje. Zonja mund ti drejtohet Zyrave të Popullit në Tiranë dhe të bëjë një kërkesë për shqetësimin e saj.
Në pallatet e Rrugës së Elbasanit, kemi një bodrum dhe kanë që në kohën e Enverit, dhe ato janë mbushur me ujë. Kemi 15 vjet që e paraqesim si shqetësim dhe asnjë nuk na e zgjidh problemin. Ky është një pallat i vjetër dhe ka mbetur dy tre familje të moshuara dhe nuk na duhet administratori por ama kërkojmë ndihmesën tuaj. Gjithashtu dhe jemi ankuar në Bashkinë e Tiranës dhe asnjë nuk na ka ardhur në ndihëm dhe është një pronë shtetërore.
Zonja duke qenë në dijeni se është një pronë shtetëror, atëherë ne si Drejtori do ta shqyrtojmë rastin. Shpresoj që të marrë një zgjidhje sa më shpejt.
Nga pikëpamja e pagesës së administratorit dhe ai që jeton me qera ka detyrimin që të paguajë dhe kjo pagesë do tariforet tek fatura e ujit? Bashkia ka një program që i futet te faturat e ujit detyrimin e pallatit dhe janë vendosur disa cisterna ose depozita që ka vendosur firma me një material shumë të dobët. Jam një administrator i certifikuar që prej 6 muaj. Por ka dhe njerëz që nuk pranojnë të paguajnë edhe për ashensorin.
Personat që jetojnë me qera nuk përjashtohen për pagesën që ata duhet të depozitojnë pranë administratorit të tyre. Por mund të merren vesh me pronarin e shtëpisë se kush do e bëjë pagesën por çdo person ka të drejtat dhe detyrime të barabarta.
Nëse zotëria has një problem me vjeljen e pagesës ai duhet ti drejtohet drejtorisë tonë për një ankesë, ai do tariforet me një kamatë vonesë dhe më pas çështja kalon në gjykatë. , Me depozitat është një problem që duhet çuar në zyrën e përgjegjëse deh për të marrë një zgjidhje. Mund të redaktohet tarifa vetëm për persona që janë me aftësi të kufizuar. ekziston një ligj dhe nuk bën përjashtime sepse çdo person duhet ta zbatojë.
Tirana, Komuna e Parisit. jetojmë në një pallat dhe në fund kemi tarracën dhe në katin e fundit banon një person, i cili nuk na lejon që të dalim jashtë qoftë dhe për arsye emergjence, edhe nëse bie zjarr, ose një banor mund të ketë edhe ndonjë rrjedhje ose pikim. Kemi njoftuar dhe policinë por nuk kemi gjetur zgjidhje. Nuk dimë se çfarë zgjidhje ti japim por kemi dhe një administrator të certifikuar dhe është në dijeni dhe me përgjegjësen.
Duhet të dimë nëse tarraca është apo jo në bashkëpronësi me banorët e tjerë. Por ama ekziston dhe mundësia që të jetë një pronë private tarrace sepse banori dhe mund ta ketë blerë. Zotëria duhet të komunikojë me administratorin dhe të interesohet dhe ta paraqesë në zyrat e Popullit për çdo problematikë të tyren dhe të shpresojmë që të gjejë zgjidhje sa më shpejt.
Tirana tek Hipoteka. Na është vendosur administratori dhe sot ambienti vëzhgohet me kamera, por ama kamera nuk ka. Pse nuk janë vendosur? Pse në shkallën e parë janë vendosur kamera dhe jo në shkallën e dytë ? Është i certifikuar administratori.
Zonja duhet të flasë me administratorin dhe të kërkojë një shpjegim se pse është vendosur ky njoftim dhe kamerat nuk ekzistojnë. Në rast se nuk gjen një zgjidhje nga administratori duhet të flasë më Kryesinë për t’ia shfaqur problematikën e saj. Dhe nëse zonja paguan për kamerat, banorët me kryesinë mund të bëjnë një ankesë në Drejtorinë tonë deh nëse rezulton se ky administrator nuk zbaton kontratën,çështja shkon deri në heqjen e licencës së Administratorit.
Tirana, banesë në katin e 8 , janë vendosur disa depozita dhe mua më pikon. Tarraca është e përbashkët dhe ka depozita dhe ato i shërbejnë gjithë pallatit por ama ato dhe mund të më bien brenda në shtëpi. Mendoj se çdo depozitë duhet mbajtur në hyrjet e veta. Nuk kemi asnjë administrator dhe as kryesi. Dhe akoma s’na ka ardhur njeri për ndonjë mbledhje.
Ne do ngremë një grup pune për të shkuar dhe ta verifikuar rastin e zotërisë dhe do organizojmë një mbledhje me banorët për të zgjedhur një kryesi, një administrator dhe të certifikohet dhe ai të vijë në ndihmesë banorëve. Të gjithë banorët duhet të kontribuojnë për këtë problem që zotëria ka.
Tirana, Shkozë. Një pallat i ri 8 katesh, me pronarë Hysi shpk. Kemi disa herë që i kemi dorëzuar një letër Bashkisë për legalizimin e pallatit. Dhe kemi 10 vjet që presim dhe na kanë bllokuar. Kaloi faza e parë tek juristi dhe është në një fazë tjetër dhe nuk dimë se ku do drejtohemi dhe të ankohemi ose të marrim një informacion. Unë jam një administrator dhe nuk jam certifikuar që po ju flas dhe njerëzit po presin. Nuk jam certifikuar dhe arsyen e di Bashkia dhe i kam dërguar gati nja 10 letra dhe s’kam marrë asnjë përgjigje.
Akoma nuk kemi prekur të gjitha zonat e Tiranës, dhe për momentin jemi në zonat Fresk, Sauk dhe Kashar dhe po procedojmë me një plan pune dhe ka një rrjedhë dhe një radhë. Ne do ta shqyrtojmë dhe do ngremë një grup pune sa më shpejt për rastin e zotërisë.
d.b/shqiptarja.com











