Luan Bërzhita: Debatet për
Apoloninë e ilirët autoktonë

Luan Bërzhita: Debatet për<br />Apoloninë e ilirët autoktonë
TIRANE- Simpoziumi i VI-të i Arkeologjisë me temë: “Iliria e Jugut dhe Epiri në Antikitet” që po mbahet këto ditë në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë, për katër ditë rresht (20-23 Maj)ka ndezur reagimet e të ftuarëve dhe debatet mes arkeologëve.

Janë mbledhur së bashku rreth 150 arkeologë e studiues të njohur nga e gjithë bota në bashkëpunim me Universitetin e Lionit në Francë me Laboratorin francez HISOMA (Historia dhe Burimet e Botëve Antike), Qendrën e Studimeve Albanologjike, Institutin e Arkeologjisë, Muzeun Historik Kombëtar dhe Ambasadën Franceze në Tiranë. Për çdo ditë të këtij simpoziumi në ambjentet e muzeut po jepen kumtesat shkencore të studiuesve me të njohur rreth prehistorisë, periudhave helenistike e romake dhe mesjetës në trojet shqiptare.

Një studim të veçantë ka prezantur edhe arkeologu Luan Bërzhita, i cili ka 20 vjet që merret me temën e zhvillimit ekonomiko-shoqëror e urban të një rruge pak të njohur, që në atë kohë fillonte në qytetin e Lezhës së sotme që dikur ishte në Lisus dhe përfundonte në Naisus, që sot është qyteti arkeologjik i Nishit në jug të Serbisë aktuale. I pyetur për rezultatet e kësaj konference, arkeologu Bërzhita mohon edhe faktin që titulli i konferencës të jetë i qëllimshëm. Ja si e argumenton synimin e kësaj konference dhe pse mban këtë titull.
 
Zoti Bërzhita, cila është dobia shkencore e kësaj konference që po mbahet në Tiranë?
 
-“Iliria e Jugut dhe Epiri është një konferencë e cila shënon serinë e 6-të të saj. Ajo ka filluar në vitin 1984. E veçanta është se kjo konferencë përveç historisë së saj, e mbajtur në në gjithë këto vite në Francë ka edhe arsyet e veta, sepse vetë titulli simbolizon një terrritor që bën pjesë në territorin shqiptar.
 
Meqë ra fjalë tek titulli, ka pasur disa reagime për të. Reagimi ka qenë se ndarja po bëhet gjeografikisht sipas konceptit të nacionalistëve grekë?
-Termi i kësaj konference nuk ka lidhje direkt me administrimin dhe ndarjen politike të shteteve europiane, sepse edhe vetë fakti që quhet ilirët e jugut, nuk do të thotë që përjashtohet një pjesë e Ilirisë.

Termi Iliri e Jugut ka të bëjë drejtpërdrejtë me territorin aktual shqiptar, ku i bie po ta marrim nga ana gjeografike, që u mbrojt mbretërsia ilire e Teutës, Agronit, etj, ndërsa termi Mbretëria e Epirit ka ekzistuar në antikitet që ka qenë një trevë e njohur, përsa i takon anës administrative politike, që ka pasur mbretërinë e saj në atë kohë dhe është thjesht një term konvencional që flet për të përcaktur në antikitet që të mos ngatërrohet e sotmja me të djeshmen dhe nuk ka lidhje aspak me teoritë që janë shumë të vona dhe që kanë dalë pothuajse para 100 vitesh. Ne këtu flasim për territore dhe histori antike që i përkasin në kohë para dy mijë vjetësh.
 
Dy arkelogët më të njohur Jean L. Lamboley dhe Pierre Cabanas çfarë kontributi kanë dhënë, a kanë qenë këta ndihmues të zbulimeve ilire, qoftë edhe të identitetit tonë ilir?
-Tani është pak të thuash që këta persona, sado të njohur të jenë, që të përcaktojnë identitetin e  një kombi, por gjithsesi kontributi i tyre është shumë i madh. Fjala është për Pierre Cabanas, i cili që në fillimet e konfrencës, ndonëse Shqipëria ka qenë në sistemin komunist, mundësoi që ajo të marrë pjesë në konferenecën e parë arekologjike. Natyrisht vetë tematika e kësaj konference nuk mund të ecë përpara pa kontributin e arkeologjisë shqiptare, përsa i përket kontributit.

Profesor Lamboley është një pasues i kërkimeve arekologjike të bashkëpunimeve që kemi me Francën për Apoloninë dhe natyrisht kontributi është më vlerë. Madje ne gjatë këtyre ditëve iu kemi dhënë mirënjohjë honorifike këtyre profesorëve që kanë kontribuar për Shqipërinë, për kontributin e drejtëpërdrejtë shkencor dhe përgatitjen e kuadrove të rinj të Shqipërisë dhe Kosovës.
 
Meqë po flasim për Apoloninë, dihet që jo vetëm aty, por në disa qendra arkeologjike ka një “përplasje” mes grupimeve të projekteve gërmuese si ato franzeze-shqiptare, italo-shqiptare etj. Po ashtu, edhe debati për natyrën e zbulimeve në Apoloni u vu re edhe në konferencë?
 
-Nuk do të isha dakord me fjalën përplasje, se kërkimi shkencor nuk ka përplasje, ka debat shkencor, ka vizion të ndryshëm, ka tematikë të përzgjedhur me mënyrën e interpretimit dhe metodologjinë. Natyrisht edhe në rastin e Apolonisë të gjitha shkollat e huaja brenda tyre kanë struktura pak të ndryshme dhe këtu fillohet debati. Fillon me interpretimin, kronologjinë e objektit, etj. Por përsa i përket debatit, asnjë shkollë apo nuk mund të debatojë për disa çështje që janë të vendosura përgjithmonë.
 
Për shembull ka një tezë për të cilën është luhatur apo debatuar më fort?
-Ka qenë në tezë, që ishte ndërmjet formimit të kolonisë së Apolonisë dhe ekzistencës të një vendbanimi parakolonial. Dhe kërkimet e fundit të bëra nga shqiptaro- amerikanët dhe ata francezë në tumën e Lokfëndit, Mallakastër, treguan që po eksiston një substrakt autokton para se të vinin kolonët nga Greqia e atëhershme. Çdo ditë e më shumë po riformatohet e rishkruhet historia antike, derisa të gjej shtratin e vërtetë brenda atyre që janë keqinterpretuar.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës