Luan Rama: Zgjedhjet të mira 
kur marrin pjesë të gjitha palët

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, duke folur për emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku u shpreh se kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është një çështje me rëndësi dhe që kërkon përgjegjshmëri si një problem i vjetër në zgjedhjet elektorale.

“Kauza e zgjedhjeve të lira, padyshim që është një akuzë e drejtë, është një kauzë madhore. Shqipëria e ka problem shumë të madhe çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, korrekte, transparente”,- u shpreh Rama.

Krahas kësaj, Rama theksoi se çështja e zgjedhjeve të lira duhet të gjej një zgjidhej sa më parë gjë që dëshmohet edhe vëmendja ndërkombëtare që ka marrë kjo çështje.

“Është padyshim çështja e parë që duhet zgjidhur dhe prandaj jemi nën apelin e përditshëm për dialog, për mirëkuptim, për konsensus dhe prandaj edhe ndërkombëtarët janë kaq të pranishëm në vajtje-ardhjet e tyre për të bërë të mundur atë që u tha edhe sot nga z. Yee, që natyrisht që zgjedhjet të jetë të mira duhet të jenë të gjithë palët që të konkurrojnë dhe të marrin pjesë në to”,- nënvizoi Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

Luan Rama: Distancohemi nga fyerjet e Ramës ndaj Voltana Ademit
Nënkryetari i LSI-së Luan Rama distancohet ndaj qëndrimeve të Kryeministrit Edi Rama ndaj Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
 
Rama theksoi se një gjuhë e tillë nuk përshtatet me filozofinë e LSI-së ku fyerje të kësaj natyre nuk duhet të jenë në sjelljen dhe në qëndrimet politike dhe publike të cilit do njeriu që merret me politikë.
 
“Qasja jonë është krejt e ndryshme dhe parimore të vlerës dhe angazhimit të grave dhe vajzave, jo vetëm në politikë, por në të gjithë dimensionin social dhe intelektual të jetës së vendit. Më lejoni të them që unë nuk mund ta pranoj dhe distancohem nga qëndrimi fyes që u mbajt ndaj Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, e cila sipas asaj që tha kryeministri, paska qenë e pa dejtë për ta marrë edhe magaziniere. E para profesioni i magazinieres është një punë shumë e nderuar dhe ne nuk kemi arsye të trajtojmë me nervozizëm dhe në mënyrë fyese profesionin e magazinieres. E dyta ajo është nj zonjë që e ka zgjedhur shumica e qytetarëve të Bashkisë së Shkodrës.
 
Është kryetare bashkie e njërës prej bashkie më të madhe të vendit. Ka qenë deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe për pasojë qasja të kësaj natyre, stigmatizime të kësaj natyre, fyerje të kësaj natyre, nuk janë dhe nuk duhet të jenë në sjelljen dhe në qëndrimet politike dhe publike të cilit do njeriu që merret me politikë dhe jo më të një njeriu përfaqësues
”,- tha Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen