Në pritje prej disa ditësh, më në fund Irani i kthen përgjigje SHBA-ve mbi planin e paqes për dhënien fund të luftës. Konfirmimi u dha nga Pakistani i cili tha se kishte marrë përgjigjen e Teheranit ndaj propozimit të SHBA-ve.
Objektivi kryesor i përgjigjes së Iranit ndaj kuadrit të propozuar nga SHBA-të është "ndërprerja e menjëhershme e luftës" dhe rihapjen graduale të Ngushticës së Hormuzit, paralelisht me heqjen e bllokadës detare dhe sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sic raporton Wall Street Journal në përgjigjen e tij ndaj SHBA-ve, Irani ka shprehur gatishmërinë për të pezulluar pasurimin e uraniumit, por për një periudhë më të shkurtër se 20 vjetët e kërkuara nga propozimi amerikan. Në dokument thuhet se Teherani është gati të ulë një pjesë të rezervave të tij të uraniumit dhe të transferojë materialin e mbetur në një vend të tretë dhe jo në SHBA.
Megjithatë, Irani thuhet se ka kërkuar garanci se uraniumi do të kthehet nëse negociatat dështojnë. Dokumenti gjithashtu bën thirrje për fillimin e negociatave specifike mbi çështjet bërthamore brenda 30 ditëve të ardhshme.
Dokumenti i dërguar bashkëbiseduesve përmban gjithashtu një kërkesë për "garanci të qarta ndërkombëtare" në lidhje me zbatimin e çdo marrëveshjeje të arritur me Uashingtonin.
Presidenti amerikan Donald Trump e konsideron krejtësisht të papranueshme përgjigjen e Teheranit. “Nuk më pëlqen aspak”, thotë Trump në komentin e tij.
Më herët në Truth shkroi se Irani për 47 vite ka luajtur dhe është tallur me SHBA dhe pjesën tjetër të botës, por tani do të ndalojë së qeshuri.
Lidhur me negociatat presidenti iranian Pezeshkian bën të qartë se Irani nuk do të përkulet përballë armikut edhe nëse flasim për dialog. Kjo nuk do të thotë dorëzim apo tërheqje shkruan ai në rrjetet sociale, përkundrazi qëllimi sipas tij është mbrojtja e të drejtave të kombit iranian.

Presidenti Donald Trump sot ka përsëritur kritikat ndaj Iranit, menjëherë pasi vendi dorëzoi përgjigjen e tij ndaj propozimit amerikan për paqe përmes një ndërmjetësi pakistanez.
“Irani ka luajtur lojëra me Shtetet e Bashkuara dhe me pjesën tjetër të botës për 47 vjet (Vonesa, vonesa, vonesa!)”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale. Më tej, Trump kritikon ish-presidentët Barack Obama dhe Joe Biden për politikat e tyre kundrejt Iranit, port ani siguron se ky i fundit s’do të qeshë më.
“Për 47 vjet iranianët na kanë mbajtur pezull, duke na bërë të presim, duke vrarë njerëzit tanë me bombat e tyre anës rrugëve, duke shtypur protestat dhe së fundmi duke zhdukur 42 mijë protestues të pafajshëm dhe të paarmatosur, ndërsa qeshnin me vendin tonë që tani është sërish i madh. Ata nuk do të qeshin më!”, shkruan Trump.

Komanda Qendrore e Forcave të Armatosura Amerikane (Centcom) deklaroi se më shumë se 20 anije luftarake amerikane po zbatojnë bllokadën detare kundër Iranit.
Sipas një njoftimi të publikuar në platformën X, forcat amerikane kanë devijuar deri tani 61 anije tregtare dhe kanë neutralizuar 4 të tjera “për të garantuar respektimin e bllokadës”.
“Përtej 20 anijeve luftarake amerikane po zbatojnë bllokadën detare kundër Iranit. Forcat Centcom kanë devijuar 61 anije tregtare dhe kanë çaktivizuar 4 të tjera për të garantuar respektimin”, thuhet në deklaratë.
USS John Finn (DDG 113) sails behind USS Milius (DDG 69), USNS Carl Brashear (T-AKE-7), and USS George H.W. Bush (CVN 77) in the Arabian Sea.
— U.S. Central Command (@CENTCOM) May 10, 2026
Over 20 U.S. warships are enforcing the blockade against Iran. CENTCOM forces have redirected 61 commercial vessels and disabled 4 to… pic.twitter.com/gG9B2K5c9p
Irani ka paralajmëruar Britaninë e Madhe dhe Francën se forcat e tij të armatosura do të japin “një përgjigje vendimtare dhe të menjëhershme” ndaj çdo anijeje luftarake që do të dërgohet në Ngushticën e Hormuzit.
Paralajmërimi erdhi pasi Parisi dhe Londra kanë nisur anije në rajon dhe po udhëheqin përpjekjet për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar që synon sigurinë në Ngushticën e Hormuzit pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes SHBA-së dhe Iranit. Në operacion është përfshirë edhe Italia.
“U kujtojmë se, si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje, vetëm Republika Islamike e Iranit mund të garantojë sigurinë në këtë ngushticë dhe nuk do të lejojë asnjë vend të ndërhyjë në çështje të tilla”, deklaroi në rrjetet sociale zv.ministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi.
فرانسه اعلام کرده است ناو هواپیمابر «شارل دوگل» را برای آماده سازی یک ماموریت آینده همکاریهای مشترک میان پاریس و لندن با هدف تقویت آزادی کشتیرانی در منطقه تنگه هرمز، به سمت دریای سرخ و خلیج عدن فرستاده است. در همین حال، دولت انگلیس هم اعلام کرده که در همراهی با فرانسه، یکی از…
— Gharibabadi (@Gharibabadi) May 10, 2026

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit mbeten të larta edhe pse po diskutohen mundësi për një marrëveshje paqeje me ndërmjetësimin e SHBA-së. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi në një intervistë për CBS, se lufta “nuk ka mbaruar” dhe paralajmëroi se uraniumi i pasuruar duhet të nxirret nga Irani.
“Nuk ka përfunduar sepse ka ende material bërthamor, uranium të pasuruar që duhet të nxirret nga Irani. Ka ende impiante pasurimi që duhet të çmontohen. Ka ende grupe të armatosura të mbështetura nga Irani. Ka ende raketa balistike që ata duan të prodhojnë. Për të larguar uraniumin e pasuruar nga Irani, duhet të hysh dhe ta marrësh. Presidenti Trump më tha: ‘Dua të hyj atje’ dhe mendoj se kjo mund të bëhet fizikisht. Nëse ka një marrëveshje dhe shkojmë ta marrim, pse jo? Kjo është mënyra më e mirë”, deklaroi Netanyahu.
I pyetur nëse Izraeli apo SHBA do ta merrnin uraniumin me forcë në rast se nuk arrihet marrëveshje, Netanyahu shmangu përgjigjen.
“Nëse do të më bëni pyetje të tilla, do t’i shmang”, u shpreh ai.

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar deklarata kërcënuese ndaj Iranit lidhur me uraniumin e pasuruar në zotërimin e tij
“Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë që Irani të zotërojë armë bërthamore dhe të ketë akses në kapacitete bërthamore. Në një moment do ta marrim uraniumin e pasuruar, ne e kemi nën kontroll. Nëse dikush afrohet, mund t’ju themi emrin, adresën dhe numrin e identifikimit. Po e monitorojmë shumë nga afër dhe kushdo që afrohet, do ta hedhim në erë”, deklaroi Trump në një intervistë për emisionin amerikan “Full Measure”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar në një intervistë se do të duheshin vetëm dy javë për të goditur “çdo objektiv” në Iran, duke shtuar se Republika Islamike është “e mundur ushtarakisht”.
Ai e ka cilësuar gjithashtu NATO-n si një “tigër letre” dhe ka akuzuar aleatët e Uashingtonit se nuk kanë ofruar ndihmë në fushatën kundër Teheranit.
“Janë të mundur ushtarakisht. Në mendjen e tyre, ndoshta nuk e dinë. Por mendoj se e dinë,” ka thënë Trump në intervistë, para se të shtonte: “Kjo nuk do të thotë që kanë mbaruar.”
Ai u shpreh se ushtria amerikane mund të “ndërhyjë për dy javë të tjera dhe të godasë çdo objektiv. Kemi disa objektiva që i donim dhe kemi goditur ndoshta 70% të tyre, por kemi edhe objektiva të tjerë që potencialisht mund t’i godasim.”
“Por edhe nëse nuk e bënim këtë, e di, do të ishin vetëm prekjet e fundit,” shton ai.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, ka hedhur poshtë deklaratat e fundit të drejtorit të përgjithshëm të Rafael Grossi, lidhur me Ngushticën e Hormuzit dhe programin raketor iranian.
“Detyra e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike është verifikimi, jo përhapja e mesazheve politike mbi Ngushticën e Hormuzit, raketat iraniane apo mënyrën se si duhet të sillet Teherani”, ka deklaruar ai në një mesazh në X. “Kur paanshmëria profesionale cenohet për propagandë politike ose për ambicie personale, institucionet humbasin besueshmërinë dhe me kalimin e kohës edhe efikasitetin”, thekson Baghaei.

Foto: Mike Waltz
Shtëpia e Bardhë synon ta zgjidhë konfliktin me Iranin përmes diplomacisë, por është gati të rifillojë armiqësitë nëse është e nevojshme, deklaroi ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz.
"Negociatat me Iranin dhe diplomacia janë duke vazhduar, kështu që do të shohim se çfarë na ofrojnë. Presidenti Donald Trump po i jep diplomacisë çdo mundësi të mundshme përpara se të rifillojë armiqësitë, por është absolutisht i gatshëm ta bëjë këtë", tha ai.

Foto: Flamuri i Iranit dhe i SHBA-së
Objektivi kryesor i përgjigjes së Iranit ndaj kuadrit të propozuar nga SHBA-të është "ndërprerja e menjëhershme e luftës" dhe "rivendosja e sigurisë detare" në Gjirin Persik dhe Ngushticën strategjike të Hormuzit, sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA.
Sipas planit aktual të propozuar, negociatat në këtë fazë mbeten të përqendruara rreptësisht në mekanizmat për t'i dhënë fund armiqësive dhe për të zgjidhur krizën rajonale.
Dorëzimi i këtij dokumenti konsiderohet një zhvillim thelbësor në përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për të stabilizuar rajonin dhe për t'i dhënë fund konfliktit aktual ushtarak.

Irani u ka dërguar përgjigjen e tij Shteteve të Bashkuara lidhur me propozimin: “Jemi të përqendruar në përfundimin e konfliktit”.
Agjencia Irna nuk jep asnjë detaj mbi përmbajtjen e “përgjigjes” iraniane. “Sipas planit të propozuar”, shkruan agjencia, “faza aktuale e negociatave përqendrohet ekskluzivisht në ndërprerjen e armiqësive në rajon”. Përgjigjja iu dorëzua ndërmjetësve pakistanezë.

Foto: Mojtaba Khamenei
Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm Iranian, Khatam al-Anbiya, i paraqiti një raport mbi gatishmërinë e forcave të armatosura Udhëheqësit Suprem Mojtaba Khamenei, duke e siguruar atë se forcat iraniane janë shumë të përgatitura.
Televizioni iranian, raportoi se Udhëheqësi Suprem i dha direktiva të reja komandantit për të vazhduar "përballjen me armiqtë me forcë dhe vendosmëri".
Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Khatam al-Anbiya, konfirmoi se çdo gabim ose sulm "do të kundërshtohet me vendosmëri dhe shpejtësi" dhe konfirmoi ekzistencën e planeve për të kundërshtuar "aktet armiqësore nga amerikanët dhe sionistët".

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan sot se kishin kapur dy dronë iranianë, pavarësisht armëpushimit të brishtë në konfliktin e Lindjes së Mesme që është në fuqi që nga 8 prilli.
"Sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë kapur dy dronë të lëshuar nga Irani", tha Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp.

"Durimi po mbaron", shkroi Ebrahim Rezaei, zëdhënës i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, në një postim në X, duke shtuar se "çdo sulm kundër anijeve iraniane do të përballet me një përgjigje të ashpër dhe të fuqishme iraniane kundër anijeve dhe bazave amerikane".
"Është në interesin e amerikanëve të mos kryejnë asnjë marrëzi dhe të mos zhyten më tej në moçalin në të cilin kanë rënë. Rruga më e mirë është të dorëzohen dhe të bëjnë lëshime. Duhet të mësoheni me rendin e ri rajonal", theksoi ai.
Komente










