Lufta/ 8 palestinezë të vrarë në sulmin në Gaza! Borrell: Lufta në Lindjen e Mesme mund të zgjerohet

Tetë palestinezë janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një shkollë trajnimi pranë qytetit të Gazës që përdorej për shpërndarjen e ndihmave.

Kjo është bërë e ditur nga mediat ndërkombëtare, duke cituar burime vendase, sipas të cilave bastisja ka goditur një pjesë të një instituti profesional të menaxhuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, e cila aktualisht ofron ndihmë për familjet e zhvendosura.

Sipas ushtrisë izraelite, vendi në fakt përdorej nga militantët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik.

Shefi i politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell ka thënë se konflikti në Lindjen ne Mesme është pranë zgjerimit, në zonën e Libanit.

Paralajmërimi i Borrell vjen vetëm pak ditë pasi grupi Hezbollah kërcënoi Qipron në rast të ndihmesës ndaj Izraelit.

Ndërkohë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u shpreh se luftimet  e ashpra në qytetin Rafah ‘pothuajse kanë përfunduar’.

Ai shtoi se është i gatshëm për të pezulluar luftimet në Gaza për një kohë të shkurtër në këmbim të lirimit të një numri pengjesh të mbajtur prej Hamasit që prej fillimit të luftës. Megjithatë tregoi vendosmëri për të luftuar deri në fund për arritjen e qëllimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:45
Borrell: Lufta në Lindjen e Mesme mund të zgjerohet

1718717314_josepborell.JPG

Josep Borrell

Shefi i politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell ka thënë se konflikti në Lindjen ne Mesme është pranë zgjerimit, në zonën e Libanit.

Paralajmërimi i Borrell vjen vetëm pak ditë pasi grupi Hezbollah kërcënoi Qipron në rast të ndihmesës ndaj Izraelit.

“Rreziku që kjo luftë të godasë Libanin jugor dhe të përhapet është më i madh çdo ditë”,- u tha Borrell gazetarëve përpara takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg.

“Jemi në prag të zgjerimit të luftës”,-theksoi ai.

Ora 09:40
Protestuesit kundër Netanyahut bllokojnë autostradën pranë Tel Avivit (FOTO)

1719215758_qfeëqgfëqfe.JPG

Protesta kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv 

Protestuesit kundër kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahut dhe qeverisë së tij kanë bllokuar mëngjesin e sotëm autostradën 2, pranë Tel Avivit.

Kështu shkruan “Times of Israel”, duke shtuar se protestuesit kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme në të gjithë Izraelin, të enjten, për më shumë presion ndaj qeverisë. 

“Ndërsa pengjet janë braktisur në Gaza, një luftë tjetër kërcënon të shpërthejë, qeveria po neglizhon gjithë jetën tonë”-  thanë protestuesit për mediat. 

"Kjo është një situatë emergjente. Është e qartë se Netanyahu nuk është as i aftë dhe as i denjë për të udhëhequr vendin”,- shtojnë ata.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Pastrimi i parave/ Djali i Vladimir Avramit, drejtor në Albgaz, në varësi të Belinda Ballukut! Lidhja me Belind Këlliçin

Pastrimi i parave/ Djali i Vladimir Avramit, drejtor në Albgaz, në varësi të Belinda Ballukut! Lidhja me Belind Këlliçin