Të paktën 15 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në dy shkoll,a që strehonin persona të zhvendosur në Gazën veriore.
Kështu bëjnë të ditur zyrtarë të mbrojtjes civile dhe burime nga spitali Ahli Baptist.
Ndërkohë, ushtria izraelite tha në Telegram se shkollat tani po përdoren si qendra komandimi dhe kontrolli nga milicia islamike e Hamasit, për të planifikuar sulme terroriste, informon "La Repubblica".
IDF shpjegoi se ishte një sulm me qëllime antiterroriste, por autoritetet atje thonë se viktimat janë civilë.
Në krahun tjetër IDF përgatitet edhe për frontin e ri në Jemen, për të luftuar me rebelët Houthi. Gaza akuzon Izraelin për genocide, teksa organizata HRW (Human Rights Watch) e bëri përgjegjëse për sjellje antihumane, pasi nuk po lejohet as uji për popullatën.