Rritja e rasteve me COVID-19 ka rënduar sistemin shëndetësor në disa shtete, teksa pandemia ka vrarë më shumë se tre milionë persona në mbarë botën.
Spitalet në Indi kanë bërë thirrje që të furnizohen me oksigjen, teksa kriza shëndetësore në këtë shtet po përkeqësohet. Në Delhi spitali “Jaipur Golden” raportoi 20 humbje jete mes pacientëve me COVID-19 si pasojë e mungesës së oksigjenit. Në tre ditët e fundit autoritetet në Indi kanë diagnostikuar rreth 1 milionë persona të prekur nga COVID-19, ndërkohë që në total janë numëruar mbi 16.6 milionë të infektuar dhe mbi 190 mijë persona kanë humbur jetën.
Shumë pjesë të shtetit kanë ashpërsuar masat, përfshirë Nju Dehlin si dhe shtetin verior Uttar Pradesh, që ka hyrë në izolim gjatë kësaj fundjave.
Ndërkaq, disa qytete në Australi janë vendosur në izolim treditor për shkak të rritjes së infektimeve.
Japonia, në anën tjetër, ka shpallur gjendje emergjente në Tokio dhe në tri rajone të tjera për shkak të rritjes së rasteve. Masat do të jenë në fuqi nga 25 prilli deri në 11 maj.
Në Gjermani, numri i infektimeve ditore vazhdon të jetë i lartë dhe më 23 prill ky shtet ka regjistruar mbi 23,000 infektime, pas miratimit të legjislacionit të ri vendi rrezikon të fillojë një shtetrrethim të ri.
Gjermania dhe shtetet e tjera evropiane po ndërmarrin masa për të përshpejtuar programet e tyre të vaksinimit.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3019
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01
-
Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin
31 Mars 2023, 11:25
-
OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
18 Mars 2023, 21:11
-
SHBA pritet të ndërpresë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina
8 Mars 2023, 14:08
-
A e ka virusi Corona origjinën nga laboratori?
4 Mars 2023, 21:11
-
Origjina e virusit mbetet ende mister dhe tre vjet pas pandemisë
28 Shkurt 2023, 20:18
-
Eduard Zaloshnja: Efekti i epidemisë dhe luftës në Ukrainë tek çmimet e konsumit
27 Shkurt 2023, 15:13
-
OKB: Shqetësime të mëdha për shkak të trafikimit të qenieve njerëzore
25 Janar 2023, 07:47