Lufta kundër informalitetit, 230 mijë punonjës me pagë minimale! Rama: S'pranojmë më deklarime që s'i besojmë! Mbyllim biznesin nëse s’paguhen sigurimet

Tirane- Ultimatumi i qeverisë drejtuar bizneseve ishte edhe më i ashpër në takimin e tretë që u zhvillua me sipërmarrjet për deklarimin real të pagave. Kreu i qeverisë i paralajmëroi se përtej gjobave apo arrestimeve, do shkohet deri në mbyllje biznesi.

“ Nuk do pranojmë më deklarime pagash që nuk i besojmë. Ndërtuesit që do të deklarojnë 60 mijë mijë lekë pagë që nuk ekziston, duhet të kuptojnë që nuk do i pranohet, do u kthehet pas deklarimi. Do u thuhet keni bërë gabim.  Nëse nuk reflektojnë do të përballen si hajdutët e energjisë. Situata që do të shkojnë deri në kolaps të kompanisë. Më besoni, për çfarë? Për të mos paguar haraçin pensionistëve edhe pse e kanë përfituar nga puna.  Merreni seriozisht. Po shikojmë që ta bëjmë si vendet nordike, që ti bëjmë publike pagat me ligj që të gjithë ta shohim kush paguan cfarë, por kjo është arma e fundit, tjetra është hyrja më e thellë në inspektime. Nuk janë kërcënime as presione por informacion trasnparent që kemi  ndërmend të bëjmë' tha Rama.”, tha Rama.

Një mesazh kishte dhe për sipërmarrësit që besojnë në Zot.

"Kam respekt për sipërmarrësit që i falen Allahut 5 herë në ditë por di që nuk i paguajnë sigurimet shoqërore ashtu sic i duhet se dhe ata do ta kenë parasysh këtë moment kur shkojnë atje. Se ka xhenet por dhe xhenem. Qoftë dhe për të mos marrë mallikimin e pensionistëve. Ata q i takojnë pensionistëve nuk duhet të diskutohen" tha Rama.

Hetimi i thelluar ndaj subjekteve që ka dyshime se fshehin pagat reale të punonjësve, ka ngritur në këmbë edhe ‘Krimin Ekonomik’, i cili nga sot zbret në terren për inspektime.

“Vjedhja e sigurimeve është akt i pastër vjedhje dhe si i tillë do të trajtohet për këtë të jeni të sigurt, pasi është krim ekonomik. Do intensifikojmë kontrollet për të goditur abuzimet me pagat, do të ketë hetime të thelluara për të ndëshkuar ato grupe që abuzojnë”, tha ministri Ervin Hoxha

Ashpërsimi i masave ndaj bizneseve që nëndeklarojnë pagat e punonjësve të tyre, vjen pasi shifrat tregojnë për mijëra punonjës me rroga shumë më të ulta nga sa punëtori merr realisht.

“"Nga inspektimet është vërtetuar se 63% e subjekteve në shkelje, me elementë të informalitetit gri si mosdeklarimi i pagës, mungesa e kontratës, moskalimi i pagës në sistemin bankar, përllogaritja e pagës, apo e turneve të dyta e të treta për punonjësit. Punëmarrësit informal të identifikuar rezultojnë me rritje madje krahasuar me një vit më parë me 29%. 1984 punëmarrës informalë të futur në skemën e pagës formale gjatë procesit inspektues vetëm përmes masave të marra nga ky inspektoriat" tha Gonxhe.

“Ndërtimi, tregtia dhe turizmi, nëndeklarojnë pagat edhe pse kanë pasur rritje dyshifrore të aktivitetit të tyre”, tha Ibrahimaj.

“Nga 662 mijë vende të deklaruar pa të vetëpunësuar, janë 10% janë dhe 24.9% janë me pagë minimale. 231 mijë vende pune me paga më të vogla ose sa paga minimale”, tha Drejtori i Tatimeve Ilir Binaj.

Të parët që do kalojnë në filtrin e kontrolleve do të jenë ndërtimi, transporti, tregtia dhe turizmi, që shumica deklarojnë paga deri në 60 mijë lekë.

“Këto janë paga të gënjeshtra. Nga kjo qasje KRIMINALE ndaj pensionisteve kemi një gropë shumë të madhe që e kompensojmë sot duke vendosur 500 mln euro për të plotësuar pensionet. Nuk do pranojmë më deklarime pagash që nuk i besojmë. Ndërtuesve nuk do ju deklarimi i pagës 60 mijë lekë, do u kthehet pas deklarimi”, tha Rama.

Aktualisht Administrata Tatimore po analizon deklarimet e pagave që kanë bërë bizneset deri më 20 tetor, dhe ata që klasifikohen me rrezik për evazion, do ju lihet afat deri më 20 nëntor për të reflektuar, më pas hetimi tatimor do të trokasë në dyert e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:45
Lufta kundër informalitetit/ Ministri Hoxha: Vjedhja e sigurimeve është krim ekonomik, ndëshkime për të gjithë ata që abuzojnë

Ministri i brendshëm Ervin Hoxha tha gjatë takimit me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit se vjedhja e sigurimeve është një krim ekonomik dhe të gjithë ata që abuzojnë do të ndëshkohen.

“Vjedhja e sigurimeve është akt i pastër vjedhje dhe si i tillë do të trajtohet për këtë të jeni të sigurt, pasi është krim ekonomik. Do intensifikojmë kontrollet për të goditur abuzimet me pagat, do të ketë hetime të thelluara për të ndëshkuar ato grupe që abuzojnë. Ashtu siç kemi bërë me energjinë elektrike dhe me ndërtimet pa leje, do të bëjmë edhe këtu dhe do kemi rezultate domethënëse”, tha Ervin Hoxha.

Ora 11:32
Rama: Do marrim masa drastike për çdo biznes të vogël që nuk paguan sigurimet shoqërore, deri në mbyllje të aktivitetit

 

Kryeministri Rama tha se do marrin masa drastike për çdo biznes të vogël që nuk paguan sigurimet shoqërore.

"Do marrim masa drastike për çdo biznes të vogël që nuk paguan sigurime shoqërore, deri më mbyllje të aktivitetit. Të gjitha të tjerat mund ti diskutojmë, edhe taksat. Ka një sistem të marrëveshjeve, jo debia, jo borxhet, hajde bëjmë një ristrukturim, taksat mund të diskutohen. Republika e Shqipërisë dhe asnjë tjetër nuk e ka një të tillë për sigurimet shoqërore. Janë një numë ri konsiderueshëm biznesesh që figurojnë debitorë ndaj pensionistëve. Edhe këtë ne po e studiojmë për të mos e përdorur si një pengesë për formalizmin", tha Rama. 

Ora 11:30
Rama i prerë me ndërtuesit: S’do u lejojmë të deklaroni paga 60 mijë lekë të rinj! Po shohim mundësinë që të jenë publike me ligj

 

Kryeministri Edi Rama në një takim me fokus luftën kundër informalitetit, tha se qeveria po sheh mundësinë që pagat të jenë publike me ligj, si në vendet nordike. Nga ana tjetër, Rama shtoi se nuk do pranojnë më deklarime pagash që nuk i besojnë, duke sjellë psh rastin e ndërtuesve. Ai tha se deklarimi i pagave 60 mijë lekë të rinj do u kthehet mbrapsh, sepse nuk ekziston një pagë e tillë në sektorin e ndërtimit.   

“Nuk do pranojmë më deklarime pagash që nuk i besojmë. Ndërtuesve nuk do ju lejohet deklarimi i pagës 60 mijë lekë, do u kthehet pas deklarimi. Nëse nuk reflektojnë do të përballen si ata të energjisë. Situata që do të shkojnë deri në kolaps të kompanisë, vetëm që të mos paguajnë pensionistët edhe pse e kanë përfituar nga puna. Po shikojmë që ta bëjmë si vendet nordike, që t’i bëjmë publike pagat me ligj por kjo është arma e fundit.

Mos provokoni më shtetin me deklarime që janë ofenduese për inteligjencën e njeriut. Nuk mundet të ngresh pallate e të shesësh apartamente me mijëra euro dhe në kushte e një tregu pune ku të gjithë ndërtuesit thonë aman vetëm punëtorë me duhet dhe shtetit ti thuash që i paguan me 60 mijë lekë të reja. Kjo nuk mundet, nuk mundet”, tha Rama.

Ora 11:28
Lufta kundër informalitetit/ Ilir Binaj: Fenomeni i nëndeklarimit, një plagë që po dëmton ekonominë

 

Foto: Ilir Binaj

Drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj gjatë takimit me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit u shpreh se fenomeni i nëndeklarimit është i pranishëm prej vitesh. Madje kjo është një çështje e cila po dëmton ekonominë e vendit tonë, përfshirë  punonjësit dhe pensionistët.

"Fenomeni i nëndeklarimit prezent prej vitesh. Është plagë që po dëmton ekonominë, ka rënduar punonjësit dhe pensionistët duke i privuar nga përfitimet. Informaliteti i pagave ka sjellë humbje në buxhet, që mund të përdoreshin për rritjen e pensioneve. Aksioni aktual ka nisur me një mesazh për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar deri në fund të shtator 2024. Ju kërkuam të deklaronin pagat. 662 mijë vende të deklaruar pa të vetpunësuar, janë 10% janë dhe 24.9% janë me pagë minimale. 231 mijë vende pune me paga më të vogla ose sa paga minimale", u shpreh Binaj.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhimi: 24/10/2024 08:52

    te paguhen me keste diferencat mbi pagen minimale ne deget rajonale te institutit te sigurimeve shoqerore

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 23/10/2024 16:10

    Shumë mir bën që godet këdo që nuk paguan e mashtron! Por, shiko pak sa i shërben administrata bizneseve të vogla, ose sa shërbime marrin mbrapsh këta si qytetarë! Personalisht kam një biznes të vogël familjar prej vitesh! Punojmë burrë e grua nga mëngjesi në darkë, nga e hëna në të hënë, e me kursime të mëdha jetojmë! Larg qoftë, mos u sëmurshim e mos u bëfshim për spital se marrim fund! Asnjë ilaç nuk kam marr ndonjëherë falas! Kudo kam paguar( nën dor, se ma kan kërkuar), e asnjëherë nuk kam marr shërbim të shpejtë! E ASNJË ditë nuk kam lën pa paguar sigurimet!!! Kam lën fëmijët dhe veten pas dore, POOOR, sugurimet i kam paguar në kohë!Ujin, dritat, taksat e tarifat vendore i kam paguar një më një! Jemi sëmur, nuk e kemi hapur dyqani , nuk kemi bo asnjë lek xhiro( ka pas muaj dhe me minus), ama pagesat jan bër kokërr më kokërr! Çdo muaj kur bëj bilacin e biznesit heq mënjanë detyrimet, e nëse tepron ndonjë lek, e çoj në shtëpi!!! E çfar fitova????? Asgjë! Thjesht shikoj të tjerë që pa punuar fare, ose me 4-5 ditë në javë punë, bëjn jet luksi e nuk u hyn gjë në këmbë! Ndërsa un punoj e dëgjoj z Rama që thot se një ditë do bëhet më mirë....

    Përgjigju
  • E DREJTA: 23/10/2024 12:01

    PO JU NDIHMOJ UNE ME NJE CALL CENTER QE NUK I PAGUAN SIGURACIONET OPERATOREVE...NDODHET NE GODINEN KU ESHTE WALKIKI NE ELBASAN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë