Shqipëria ka kërkuar përdorimin e bazave të të dhënave dhe mjeteve të ofruara nga INTERPOL.
Kjo u bë e ditur, nga takimi i zhvilluar sot mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe presidentit të Interpol, Ahmed Naser Al-Raisi, ku u diskutua gjithashtu edhe për nevojën për të shfrytëzuar nismat e shumta të lançuara nga organizata, për të ndërtuar kapacitete dhe për të trajnuar personelin e zbatimit të ligjit.
Të dyja palët biseduan për bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimin e qenieve njerëzore e narkotikëve, kërcënimet kibernetike, përmirësimin e sigurisë në rajon e më gjerë, si dhe vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar.
Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit midis agjencive të specializuara të zbatimit të ligjit, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të ruajtur sigurinë e komuniteteve në mbarë botën.
Në takim u evidentua rolin aktiv të Shqipërisë në mundësimin e INTERPOL-it për të luftuar krimin e organizuar, trafikimin e qenieve njerëzore dhe narkotikëve, kërcënimet kibernetike, në përmirësimin e sigurisë në rajon dhe më gjerë.
Presidenti i Interpol po qëndron në Tiranë në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale Europiane të Interpol-it, e cila mbyll punimet ditën e sotme.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?
-
Po
94.3%
-
Jo
3.4%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 87
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla në Samitin e Shefave të Policisë së OKB-së: Veprime të forta kundër trafikimit të drogës
27 Qershor, 19:00
-
SHBA, Balla takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Robinson: Mirëpresim mbështetjen amerikane në forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave
27 Qershor, 15:21
-
Balla takohet me zyrtaren e lartë të DASH: Mirënjohje për mbështetjen në reformimin e sistemit të drejtësisë
26 Qershor, 20:47
-
Ministri Balla pritet në Dusseldorf nga ministri i Brendshëm i Landit Nordrhein-Westfalen: Forcojmë bashkëpunim në fushën e sigurisë
24 Qershor, 16:11
-
Ministri i Brendshëm me përfaqësuesit e Shërbimit Zjarrfikës të 6 bashkive të qarkut Fier, përsërit apelin: Zjarrvënia është një krim që dënohet ashpër nga Kodi Penal
22 Qershor, 17:46
-
Vapa “djeg” pushimet e policëve! 12 orë punë në ditë! Bisedat e efektivëve do monitorohen me aplikacion të ri
20 Qershor, 15:04
-
Ligji i ri për Policinë e Shtetit, javën tjetër i kalon qeverisë për miratim! Balla: Bisedat e policëve do të monitorohen me aplikacion të ri
20 Qershor, 10:46
-
‘Ndiq paranë’, Balla: Ngrejmë zyrën për Rikuperimin e Aseteve, të godasim krimin! Ministri kërkon fonde nga donatorët, Gonzato: Ju mbështesim, por duhet transparencë
20 Qershor, 09:39
-
Ministri Balla takohet me Ministrin e Drejtësisë e Policisë së Zvicrës, vlerësohet bashkëpunimi dypalësh, prioritet ekstradimet
18 Qershor, 15:39
-
Balla në Berlin takon ministren e brendshme Faeser, në fokus operacionet e përbashkëta! Shkëmbejnë fanellat e kombëtareve (FOTOT)
18 Qershor, 09:39
-
Balla me të rinjtë që jetojnë jashtë vendit: Besoj se 2030 do na gjejë anëtarë të BE-së! Kemi nevojë për djem e vajza të specializuar në teknologji
14 Qershor, 15:32
-
Përndoqi dhe përplasi me makinë të dashurën kolege, arrestohet polici i Himarës (EMRI)
13 Qershor, 20:50