Lufta ndaj COVID-19, forcohen masat e izolimit në shumë vende evropiane (VIDEO)

Përhapja e varianteve të reja të COVID-19 dhe rritja e rasteve të shtrimeve në spitale, një pjesë e madhe e shteteve evropiane të rikthejnë kufizimet.

Duke nisur nga dita e djeshme  një pjesë  më e madhe e Italisë dhe disa zona të Polonisë janë futur në shtetrrethim të plotë ndërsa në Francë, Parisi rrezikon të përballet me një shtetrrethim në fundjavë pasi shtrimi në spitale me pacientët COVID-19 është afër pragut maksimal.

Shkollat dhe dyqanet u mbyllën në 9 rajone dhe në provincën e Trentos, me restorantet që funksionuan vetëm për ushqime me vete.

Ndërkohë, Portugalia po del nga një izolim 2-mujor, me vendin që do të rihapet gradualisht në 7 javët e ardhshme, nëse gjithçka shkon sipas planeve.

Shkollat fillore dhe kopshtet, sallonet e bukurisë dhe libraritë janë mes subjekteve që u rihapën të hënën.

Biletat për në Majorka për periudhën e Pashkës u shitën brenda pak orëve, pasi Gjermania hoqi karantinën për qytetarët që ktheheshin nga ishujt e Spanjës.

Sidoqoftë izolimi në Gjermani do të mbetet në fuqi të paktën deri në fund të marsit dhe hotelet nuk presin dot turistë që prej nëntorit.

Moti i mirë dhe hapja e plazheve ka sinjalizuar fillimin e sezonit turistik edhe në Spanjë.  Qytetet Benidorm dhe Gandia kanë hapur tashmë dyert, për turistët evropianë. Sidoqoftë, vizitorët duhet të jenë të pajisur me testin që ka rezultuar negativ. Ndërkohë që  Madridi i është rikthyer gjallërisë,  baret, restorantet dhe kafenetë janë të tejmbushur, jo vetëm nga qytetarët vendas por edhe nga turistë. tërheq qindra turistë.  Me katër milion njerëz të papunë në vend për momentin, Madridi po përpiqet të gjejë një ekuilibër midis mbrojtjes shëndetësore dhe ekonomisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës