Lufta ndaj Covid-19 në Evropë, Situatë e vështirë në spitale

Lufta ndaj Covid-19 në Evropë, Situatë e vështirë në spitale

Foto ilustruese

Masat e reja kufizuese për Covid-19  në Evropë akoma nuk kanë dhënë rezultatet e pritura, pasi shumica e vendeve kanë shënuar një valë të re infeksionesh.

Një nga shtetet më të goditura është Italia, ku edhe në valën e dytë të pandemisë janë mbyllur shumë qytete.

Sheshi legjendar i garave në Monza është mbushur me tenda shëndetësore dhe nga veriu në jug, nga Lombardia në Napoli spitalet janë të tejmbushur dhe tanimë në rrugë shumë ambulanca po shërbejnë  si dhoma të improvizuara për të kujdesur për pacientët.

Ndërkohë që qyteza e vogël San Pellegrino, është në një situatë tejet të vështirë  sepse ndodhet mes dy rajoneve, Toskanës ku jeta është e kufizuar dhe Emilia Romanja ku njerëzit lëvizin lirshëm.

Vala e dytë e pandemisë po godet rëndë edhe Francën. Në dy javë izolim rastet e të infektuarve po bien shumë pak, situata vijon të jetë dramatike. E për këtë arsye bllokimi kombëtar do të jetë në fuqi për të paktën edhe 15 ditë të tjera.

Zvicrës në anën tjetër iu desh të thërriste ushtrinë për të ndihmuar në spitale.

E vështirë paraqitet situata edhe Slloveni, ku qeveria njoftoi pezullimin e transportit publik dhe ndalimin e pothuajse të gjitha tubimeve për dy javë. Qeveria ka vendosur, gjithashtu, të mbyllë të gjitha qendrat tregtare dhe bizneset jothelbësore nga e hëna, ndërsa shkollat ​​dhe universitetet do të vazhdojnë online për të paktën dy javë.

Kufizimet shëndetësore, që hynë në fuqi këtë javë në pjesën më të madhe të Portugalisë, me një gjendje të jashtëzakonshme dhe shtetrrethim nate, do të shtrihen në territore të tjera duke filluar nga e hëna.  Rreth 70 % e 10 milionë banorëve në Portugali tashmë kanë detyrën qytetare që të izolohen në shtëpi, të punojnë në distancë, por pa mbyllur shkolla, dyqane, restorante ose hapësira kulturore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë