Lufta në Gaza/ Ushtria izraelite: Morëm kontrollin e kalimit në Rafah, 20 militantë të Hamasit të vrarë

Lufta në Gaza/ Ushtria izraelite: Morëm kontrollin e kalimit në Rafah, 20 militantë të Hamasit të vrarë

Palestinezët duke u larguar nga Rafah

Ushtria izraelite ka marrë nën kontroll anën palestineze të pikës kufitare të Rafahut në jug të Rripit të Gazës. Njoftimi vjen pasi Izraeli tha se kishte sulme të synuara kundër Hamasit në Rafahun lindor. Sipas raportimeve të mediave izraelite, Izraeli kreu sulme në Rafah gjatë natës, ndërsa forcat dhe tanket izraelite janë parë pranë pikës kufitare Rafah në Gazën jugore.

“Sipas shërbimeve sekrete që treguan se pika kufitare e Rafahut në Rafahun lindor po përdorej për qëllime terroriste, trupat e IDF-së morën kontrollin operacional të anës së kalimit në Gazan”, shkroi ushtria në Telegram.

Ushtria izraelite tha se kishte eliminuar strukturat ushtarake të Hamasit, infrastrukturat nëntokësore dhe objektet e tjera që grupi operonte. Më parë ajo urdhëroi evakuimin e rreth 100.000 njerëzve në një kamp të ri humanitar pranë Khan Younis.

Një numër i madh civilësh palestinezë kanë kërkuar strehim në qytet pasi u larguan nga sulmet ajrore izraelite dhe operacionet tokësore në disa pjesë të tjera në Rripin e Gazës  OKB-ja, SHBA-ja dhe shtete të tjera kanë paralajmëruar se një sulm ndaj qytetit ku janë strehuar më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur, mund të ketë pasoja katastrofike. Ndërkohë, bisedimet do të rifillojnë në Kajro pasi Hamasi konfirmoi se do të pranonte një marrëveshje të hartuar nga ndërmjetësit e Egjiptit.

Megjithatë, ajo u refuzua nga Izraeli dhe e cilësoi si të largët nga përmbushja e kërkesave thelbësore të tij. Akoma nuk është e qartë se për çfarë ka rënë dakord Hamasi, por propozimi mendohet të përfshijë lirimin e pengjeve dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur brenda Gazës.

Lufta nisi kur luftëtarët e Hamasit sulmuan Izraelin jugor më 7 Tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke kapur 252 pengje. Kjo solli kundërpërgjigjen e Izraelit dhe që atëherë më shumë se 34,700 persona janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:21
Egjipti dënon operacionet ushtarake izraelite në Gazë

Egjipti ka dënuar operacionet ushtarake izraelite në qytetin palestinez, Rafah dhe kontrollin e tij në pikën kufitare, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme.

Ministria e konsideron operacionin një përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit, që kërcënon jetën e më shumë se 1 milion palestinezëve, të cilët varen kryesisht nga ky vendkalim pasi është linja kryesore e shpëtimit të Rripit të Gazës.

Kalimi kufitar i Rafahut ka qenë “porta e sigurt” për të sëmurët dhe të plagosurit për t’u larguar nga Gaza për trajtim dhe për ndihma humanitare dhe ndihmuese për të hyrë në enklavë, shtohet në deklaratë.

Ndihma humanitare në Gaza përmes kufirit të Rafahut është ndalur pas marrjes së kontrollit nga Izraeli të pikës së kalimit në anën palestineze.

Ora 07:55
OKB: Pushtimi i Rafahut do të ishte i patolerueshëm

Antonio Guterres me presidentin italian Sergio Mattarella.

"Një pushtim tokësor në Rafah do të ishte i patolerueshëm, për shkak të pasojave të tij shkatërruese humanitare dhe ndikimit të tij destabilizues në rajon." Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ndërsa priti Presidentin italian Sergio Mattarella.

"Sot i bëra një thirrje shumë të fortë qeverisë së Izraelit dhe udhëheqjes së Hamasit që të bëjnë një përpjekje të mëtejshme për të materializuar një marrëveshje që është absolutisht jetike. Është një mundësi që nuk duhet të humbasë."

Ora 07:52
SHBA: Sulmet izraelite në Rafah nuk janë një ‘operacion i madh ushtarak’

Shtetet e Bashkuara besojnë se sulmet izraelite në Rafah nuk përfaqësojnë një operacion të madh ushtarak. Kështu ka thënë një zyrtar amerikan, siç raportojnë mediat amerikane dhe izraelite.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për sulmet e fundit të Izraelit në qytetin e Rafahut në Rripin jugor të Gazës, por nuk besojnë se ato nuk përfaqësojnë një operacion të madh ushtarak, tha zyrtari, duke shtuar se zyrtarët amerikanë janë të fokusuar në parandalimin e një operacioni të madh ushtarak zonat me popullsi të dendur të Rafahut dhe se izraelitët nuk duket se po e bëjnë këtë.”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

SPAK goditi 7 grupe kriminale, 10 nga të arrestuarit njihen sot me masën e sigurisë! Seanca shtyhet për në 13:00

SPAK goditi 7 grupe kriminale, 10 nga të arrestuarit njihen sot me masën e sigurisë! Seanca shtyhet për në 13:00