'Lufta' në PD duket se ka kulmuar sot, me Sali Berishën që po mban referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe këtë të fundit që do të zhvillojë sot Kuvendin Kombëtar. Në këtë luftë janë përfshirë padyshim edhe mbështetësit e të dy palëve, ndërsa në shkallët e selisë së degës nr.1 të PD në Tiranë mbrëmjen e djeshme ishte hedhur vaj për t'i penguar mbështetësit e Berishës të votonin. Ndërsa dera e zyrës ishte bllokuar me silikon. Kjo u bë me dije nga Belind Këlliçi.
Ndërkohë, Report Tv ka mësuar se votimi në degën nr.1 të PD në Tiranë vijon normalisht, pasi është bërë pastrimi i shkallëve.
Lajmi kryesor: