Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken sërish në Egjipt, bisedime për arritjen e një armëpushimi

Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken sërish në Egjipt, bisedime për arritjen e një armëpushimi

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Egjipt gjatë kësaj jave për të diskutuar, ndër të tjera, përpjekjet për të arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit.

Blinken do të bashkëkryesojë seancën hapëse të Dialogut Strategjik midis Uashingtonit dhe Kajros, i cili luan rolin e ndërmjetësit në negociatat e armëpushimit, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Katarin.

Megjithatë, ndryshe nga herët e tjera udhëtimi i dhjetë i Blinken në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori 2023, nuk përfshin një ndalesë në Izrael për bisedime me udhëheqësit e tij.

Ndërkohë si pasojë e një sulmi izraelit (16 shtator) të paktën 16 persona humbën jetën, mes tyre dhe katër fëmijë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, ka arritur në mbi 41,000 dhe sipas të dhënave të saj mbi gjysma e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

Lufta Hamas-Izrael filloi më 7 tetor të 2023, pas një sulmi nga militantët e Hamasit në Izraelin jugor, në të cilin u vranë 1,200 njerëz, kryesisht civilë dhe u rrëmbyen 250 të tjerë

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 17/09/2024 08:23

    Amerika, demek shteti me i fuqishem ne bote, eshte nje kukull ne dore te çifutave ku nuk guxojn ti thojn cic mic. Shteti genocid ne asgje nuk e ka degjuar Ameriken dhe keta vazhdojn e i shesin armative e i shkojn verdall si skutha. Kurse Kosoven e kercenojn megjithese dihet çasja armiqsore e Vucic per procesin e paqes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

U ekstradua nga Dubai disa javë më parë, Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Plaurent Dervishajn

U ekstradua nga Dubai disa javë më parë, Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për Plaurent Dervishajn