Lufta në Ukrainë/ Moska bombardon 15 zona kufitare të rajonit Sumy, 2 të vdekur, 9 të plagosur

Lufta në Ukrainë/ Moska bombardon 15 zona kufitare të rajonit Sumy, 2 të vdekur, 9 të plagosur

Ndërtesë e shkatërruar në Ukrainë

Forcat ruse bombarduan 15 zona kufitare të rajonit Sumy të Ukrainës 84 herë. Si pasojë e sulmeve 2 persona vdiqën dhe 9 të tjerë u plagosën, njoftuan autoritetet lokale.

Rajoni i Sumit ka qenë prej kohësh një objektiv i bombardimeve ruse në luftën që ka vazhduar për 2 vite e gjysmë.

Ai kufizohet me rajonin jugor rus të Kurskut, nga i cili forcat ukrainase kanë nisur një inkursion që nga fillimi i gushtit.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:27
Takimi Biden-Starmer: Mbështetje për Ukrainën, por akoma nuk kemi marrë një vendim për përdorimin e raketave kundër Rusisë

Foto: Joe Biden dhe Keir Starmer

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri britanik Keir Starmer riafirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën, por nuk njoftuan një vendim mbi kërkesën e Kievit për të autorizuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në territorin rus.

Pritshmëritë ishin të mëdha për takimin mes dy liderëve, por në fund nuk solli lajmin që Kievi kishte shpresuar.

Pas takimit Starmer tha për gazetarët se diskutimet do të vazhdojnë me një "grup më të gjerë njerëzish" gjatë javës së takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork më vonë në këtë muaj.

"Ky takim nuk shërbeu për të marrë një vendim konkret," tha Starmer, i cili mbrojti të drejtën e Ukrainës për t'u mbrojtur dhe duke theksuar më tej se NATO do të vazhdojë ta mbështesë atë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peqin, kultivuan 150 rrënjë kanabis rreth banesës, 5 në pranga, mes tyre babë e bir (EMRAT)

Peqin, kultivuan 150 rrënjë kanabis rreth banesës, 5 në pranga, mes tyre babë e bir (EMRAT)