Lufta në Ukrainë, Rama: Edhe Gjermania po përgatit plan për kufizimin e furnizimit me gaz të vendit

E gjithë bota është përfshirë nga rritja e çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë. Kështu tha kryeministri Edi Rama në Kuvend, i cili nënvizoi, se madje edhe Gjermania do të paraqesë një plan për kufizimin e furnizmit me gaz të vendit.

‘Është e rëndësishme që ne të biem dakord me faktin se jemi midis një kolektivi vendesh që prekemi nga një luftë që ka nisur në Europë. Nga një agresion ushtarak i Rusisë mbi Ukrainë dhe çdo dalje për ta mohuar këtë nuk i bën nder askujt. Çdo përpjekje për ta filluar atë luftën e katundit këtu dhe për t’i shpjeguar pasojat e luftës në çmime sikur s’kanë lidhje me luftën është realisht e panderë. E gjithë bota është në këtë situatë. Tani është e pamundur që ti fshihesh fakteve, jemi në kushte kur nuk flitet më për çmimin. Ministri i Ekonomisë gjermane lajmëroi e do të paraqesë planin e kufizimit të furnizimit me gaz të Gjermanisë. Gjermania po përgatit planin për të filluar ndërprerjet e furnizimit me gaz. Jemi në kushte kur kriza ka arritur që të prekë Gjermaninë.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton me 77 vota pro Paketën e Rezistencës Sociale! Rama: Familjet e pasura mund të paguajnë më shtrenjtë çmimin e energjisë! Berisha: Po flet me 'putinizma'! Tabaku: Përfitojnë socialistët


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë