Lufta në Ukrainë, Rama: Më thonë të pastroj bunkeret e Enver Hoxhës, por ato janë privatizuar nga Saliu! Ballkani i Hapur, nuk është politik, por tregtar

Lufta në Ukrainë, Rama: Më thonë të pastroj bunkeret e Enver Hoxhës, por ato janë privatizuar nga Saliu! Ballkani i Hapur, nuk është politik, por tregtar

Kryeministri Edi Rama shprehet se skenari i fillimit të një lufte në Shqipëri, si shkak i konfliktit në Ukrainë, është i largët. Kjo pasi sipas kreut të qeverisë, ne jemi pjesë e NATO-s, dhe nëse dikush i hapë luftë Shqipërisë, i hap luftë të gjithë aleancës. Gjatë një takimi në kuadër të nismës Këshillimi Kombëtar në Lushnje, Rama thotë se disa qytetarë i kanë shkruajtur në rrjete sociale duke i kërkuar pastrimin dhe vendosjen në gatishmëri të vendstrehimeve të Enver Hoxhës, por ai shton se ato janë privatizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Kam vënë re se në disa vende ka pasur një lloj paniku, hajde të marrim ushqime se do vijë lufta. Nuk funksionon kështu. Ditën që lufta vjen në Shqipëri, domethënë që është mbyllur filmi ynë si botë. Do të thotë se jemi në mes të Luftës së Tretë Botërore. Jemi shumë larg nga kjo imagjinatë, shpresoj dhe besoj. Jemi një vend në një aleancë ushtarake që funksionon mbi parimin, u prek njëri, u prekën të gjithë. Problemi është se Ukraina nuk është. Baza e luftës është kjo që të jetë ose jo. NATO nuk hyn ushtarakisht atje se është në një raport tjetër me Ukrainën. Në çdo vend tjetër, një centimetër, tokë ajër apo det të preket ndaj Shqipërisë nga një fuqi tjetër, aty i është hapur luftë, Amerikës, Anglisë dhe të gjithëve bashkë. Se këtë e kam për ata që thonë pastroni vendstrehimet e shokut Enver. Që përveç të tjerave janë privatizuar. Që i ka privatizuar Saliu. Më falni që ja zura emrin këtu se ishim mirë”, tha Rama.

Në përgjigje të kritikave për Ballkanin e Hapur, kryeministri Edi Rama tha se ky bashkëpunim nuk është politik, por vetëm tregtar, dhe nuk duhet lidhur me marrëdhëniet Serbi-Rusi.

“Këto ditë kam parë disa që qysh në fillim kanë qenë kundërshtarë të Ballkanit të Hapur, tani janë kapur shumë fort mbas ngjarjeve që po ndodhin a thua se ne që kemi marrë këtë nisëm nuk e kemi ditur se çfarë është Rusia, se cilat janë lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe a thua se Ballkani i Hapur është miqësia e dikurshme shqiptaro-kineze. Ndërkohë që Ballkani i Hapur, nuk bën asgjë tjetër përveç se lehtëson njerëzit të cilët edhe sot që flasim ne, por edhe dje kur as nuk ishte folur ndonjëherë për Ballkanin e Hapur, zhvillonin aktivitet në këtë rajon, në këtë Ballkan. Ne nuk po ndryshojmë trajektoren e politikës sonë të jashtme në aspektin e qëndrimit ndaj asnjërit prej fqinjëve ose në raport me aleancat që njëri ka e tjetri nuk ka. Fare! Ne thjesht dhe vetëm po përpiqemi të përmirësojmë kushtet e veprimtarisë ekonomike të njerëzve që aktualisht veprojnë, që aktualisht shkëmbejnë e natyrisht dhe të të tjerëve që do të duan të veprojnë e të shkëmbejnë.  Ndërkohë që Ballkani i Hapur nuk është ndryshim linjash themelore të politikës sonë të jashtme, në aspektin e aleancave, të partneriteteve e të tjera, por është një hap shumë i rëndësishëm përpara dhe sot në kushtet e kësaj që ndodh, është edhe më i rëndësishëm se sa ishte dje në këndvështrimin tim dhe koha do ta tregojë këtë gjë", tha Rama.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • OLI: 03/03/2022 20:53

    BALLKANI I HAPUR ESHTE SHPETIMI I SHQIPERISE....

    Përgjigju
  • Kosovari: 03/03/2022 13:32

    Met vertet ky njeri ka nevoje te dergohet ne nje spital per te qmendur dhe te izolohet ne bis-41 Sebia pergaditet per asgjesim te shqiptarve ne kosove e ky trapi na flet per ekonomi

    Përgjigju
  • Maks: 03/03/2022 10:22

    Populli do tu marri me gur ju politikanet shqiptare si tradhetar te interesave kombetare Sepse shkaterruat mbrojtjen kombetare dhe shitet te gjith asrsenalin mbrojtes dhe paret i moret per vete Mallkimi i popullit eshte i pameshirshem per ju gjak pirsa

    Përgjigju
  • Lexues: 03/03/2022 09:13

    Po ku ndahet tregtia nga politika mor shalgjate? Nese varesh nga armiqte e tu per ekonomine je i mbaruar. Shko pyeti gjermanet pse po i hapin prape centralet berthamore.

    Përgjigju
  • Tutu: 03/03/2022 08:50

    Perfundimisht po te ishte Ver Llapa gjalle sot… do te kishte zili…!!

    Përgjigju
  • bunkeri: 03/03/2022 08:28

    Plako, ato bunkeret ben mire mos ti ngacmosh se e shikon si perdridhet historia? Ata bunkere jane antinukleare, ndaj leri se sduan buke...

    Përgjigju
  • Miri: 03/03/2022 08:15

    Ballkani i hapur duhet, sepse per shkak te tregut te vogel po falimenton biznesi vendas.

    Përgjigju
  • vshe: 03/03/2022 05:35

    Te ifsha ballkanin e hapur. Burre tradhetar!

    Përgjigju
  • Tosi: 03/03/2022 01:42

    Ne vend qe te deshmoje maturi dhe pergjegjshmeri, gastori i Lluces neper bllokun e Tiranes, llafos popullin si duke ngrene qofte e pire raki atje ne "Tymi". Tashme e kuptojme qe karagjosllekun e kane vlere ndaj dhe e shofin te ky dhe sozinjte e tij, si Veliaj. Ndaj o popull, ti qe je ne fshat apo nga fshati ke shkuar ne qytet, shpejto dhe mbill sa me shume miser dhe patate, meqe koha e grurit iku. Por mot, mos hareo te mbjellesh sa te mundesh grure. Meqe ky mediokrri e quan luften si "fund filmi", kuptohet as qe e con ne mend te beje ndonje gje me keq se Zogu ne 39. Ndaj perveshu dhe ji i pergatitur. Jo si ne kohen e atit te Ramizmit, diktatorit Enver, por sepse ekzistenca jone si popull eshte e shkruar neper analet e historise ku me mire se se me emrin e Gjergj Kastriotit. Me morracaker dhe dhi te zgjebosura si V-Rroma apo Bythisha e soj e sorollop i tyre i shpifur as mos prisni dhe as mos u merrni. Mendja, duart, djersa dhe vullneti juaj do tu tu jete krah dhe jo keto shtojca te kota te bashkepunimit njerzor.

    Përgjigju
  • Lomi: 03/03/2022 01:30

    Ku I ke armet o pis kryeminister ,,O hajdut I qelbur,,,I vodhe leket me koncesione e p.p.p....dhe tani nuk ke para per asgje,,,as per tanke,,topa,,avione,,raketa,,anije,etj...as USHTARE nuk ke per pastrimin e bunkereve. ....

    Përgjigju
    • Alb: 03/03/2022 09:12

      Cuditem me pritshmerine qe ke ndaj tyre. Jo me larg se vera e shkuar nga zjarret qe rane ne Vlore , kam akoma parasysh ushtaret qe fiknin ne fshesa zjarrin dhe nje helikopter qe duhej te ishte ne gadishmeri por I duhej nje jave te nderhynte se ishte ne remond.Cfare pritet me tej ne situata lufte apo emergjenca globale?????

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Spektakël me shtatë gola, Tottenham eliminon Man. United nga Kupa e Ligës

VIDEO/ Spektakël me shtatë gola, Tottenham eliminon Man. United nga Kupa e Ligës