Lufta në Ukrainë/ Sulmi me dronë shkakton zjarr në një depo nafte në Krime

Lufta në Ukrainë/ Sulmi me dronë shkakton zjarr në një depo nafte në Krime

Shpërthim në depon e naftës në Krime

Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së hënës në Feodosia, në Krime si pasojë e një sulmi ukrainas me dronë, raportuan kanalet ruse në Telegram.

Banorët raportuan se kishin dëgjuar disa shpërthime të fuqishme rreth orës 4:30 të mëngjesit me orën lokale, pak para se të fillonte zjarri.

Kanali i Krimesë Wind Telegram raportoi gjithashtu se fushat ajrore Belbek dhe Saky u sulmuan gjatë natës.

"Ka një zjarr në depon e naftës Feodosia. Shërbimet e urgjencës janë në vend. Nuk është raportuar për viktima apo të lënduar," shkroi në Telegram Oleg Kryuchkov.

Kjo është një nga depot më të mëdha në Krime për përpunimin e naftës.

Ndërkohë  Ministria e Mbrojtjes ruse në një mesazh në Telegram tha se njësitë ruse të mbrojtjes ajrore njoftuan se shkatërruan 21 dronë ukrainas gjatë natës.

Dymbëdhjetë nga dronët u rrëzuan mbi gadishullin e Krimesë, gjashtë mbi rajonin Kursk dhe pjesa tjetër mbi rajonet Belgorod, Bryansk dhe Voronezh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:07
Kievi 'uron' për ditëlindje Putin, hakerat ukrainas sulm kibernetik ndaj medias shtetërore të Rusisë

Televizioni shtetëror rus u godit këtë të hënë nga një sulm kibernetik i një grupi hakerësh pro-ukrainas.

Faqja e internetit e medias shtetërore nuk ishte funksionale për disa orë, si dhe kanali i saj i lajmeve 24-orëshe “Rossiya-24” nuk ishte i disponueshëm në internet.

“Media shtetërore është përballur me një sulm të paprecedentë hakeri në infrastrukturën e saj dixhitale," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Specialistët po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat, për të kuptuar se ku çojnë gjurmët që kanë lënë ata që organizuan këtë sulm kibernetik.

Kievi e konfirmoi se hakerët ukrainas ishin përgjegjës për sulmin, duke thënë se kjo ishte një dhuratë për ditëlidnjen e ditëlindjen e 72-të të presidentit rus Vladimir Putin.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Protesta/ militantët e Berishës rrezikojnë jetën e policëve! Momenti i frikshëm kur presin molotovin me skafandër, i shpërthen tek këmbët

VIDEO/ Protesta/ militantët e Berishës rrezikojnë jetën e policëve! Momenti i frikshëm kur presin molotovin me skafandër, i shpërthen tek këmbët