Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Do të jem në samitin e Ramstein dhe do të prezantoj ‘planin për fitore’! Inteligjenca e Kievit: 6 oficerë të Koresë së Veriut janë vrarë gjatë një bastisje ruse në Donetsk

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Do të jem në samitin e Ramstein dhe do të prezantoj ‘planin për fitore’! Inteligjenca e Kievit: 6 oficerë të Koresë së Veriut janë vrarë gjatë një bastisje ruse në Donetsk

Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se do të jetë i pranishëm në samitin Ramstein në Gjermani i cili do të mbahet të shtunën e ardhshme, 12 tetor.

Duke iu referuar strategjisë si “paqe përmes forcës”, Zelensky tha se “plani i fitores parasheh forcimin e nevojshëm të Ukrainës”.

Më tej ai shtoi se vendosmëria e aleatëve dhe forcimi i Ukrainës janë ato që mund të ndalojnë agresionin rus.

“Ne shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë ata që kontribuojnë në mbrojtjen e shtetit tonë, Evropës dhe mbarë botës", thotë Zelensky në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë raportohet se më shumë se 20 ushtarakë, duke përfshirë gjashtë oficerë të Koresë së Veriut, janë vrarë gjatë një sulmi rus -me raketa në Donetsk. Sipas burimeve të inteligjencës ushtarake të Kievit, tre ushtarë të tjerë të Koresë së Veriut mbetën të plagosur.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit