Luftën e hapur mes Erjon Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkon ta shfrytëzojë politikisht në favor të tij.
Tashmë që gara elektorale e 9 majit për kryebashkiakët po afron, Berisha tërhiqet nga deklarata se me Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje.
Shpresë ka te një bashkim i mundshëm i të gjitha forcave opozitave, madje edhe grupimeve në protestë, për të dalë me një kandidat të vetëm, për Tiranën dhe bashkitë e tjera në vend.
“PD dhe partitë opozitare mendoj se kanë përgjegjësinë në betejën kundër kësaj të keqe të madhe të bashkohen në këto zgjedhje vendore me kandidatë të përbashkët në një koalicion të gjerë në gjithë Shqipërinë, përfshi edhe Tiranën”, tha Berisha.
I njëjti bashkim sipas tij, duhet bërë edhe në protestë.
“Bashkimi i të gjitha forcave opozitare në qëndrimet qoftë zgjedhore, qoftë protestat, është rruga e vetme për t’u përballur me narkodiktatorët. Ne do bëjmë gjithçka për të bashkëpunuar me të gjithë pa përjashtim, me të gjitha forcat politike, me të gjitha shoqatat, me të gjithë faktorët që janë të vendosur, ose e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe të këtij vendi, për largimin e tij, qoftë në fushën elektorale, qoftë në fushën e protestave”, vijoi ai.
Nga protestat, Sali Berisha e ka marrë përgjigjen të shtunën e kaluar në fakt, kur studentët e refuzuan kur tentoi të bashkonte njerëzit e tij në tubimin e të rinjve te Ministria e Arsimit. Por sërish kreu i PD-së, tenton të futet mes tyre edhe këtë fundjavë.
“Ftoj demokratët dhe demokratet të shtunën, në një lloj si e shtuna që kaloi, në të cilën mbështetën fuqishëm, të bashkohemi.
Bashkimi i të gjitha forcave, përpjekjeve, kundër kësaj të keqeje, është rruga më e sigurt e largimit sa më shpejt të saj”, tha Berisha.
Pretendimet e Erjon Veliajt se i është kërkuar të delegojë drejtimin e bashkisë së Tiranës, Berisha i komentoi nga selia blu, duke ngatërruar Arbër Hajdarin, me emrin e dhëndrrit të tij të bashkëpandehur në SPAK, për aferën “Partizani”.

Sali Berisha nuk ka ndërmend të distancohet nga protestat, pavarësisht refuzimit me të cilin janë pritur militantët e tij në to. Në takimin me grupin e punës për Tiranën, kreu i Partisë Demokratike kërkoi mobilizim dhe angazhim të strukturave.
“Shpërthimi rinor të mos shkojë dëm. Ne nuk heqim dorë nga protesta, pasi protesta është pjesë e jona”, tha Berisha.
Kryedemokrati tha se i gjithë ky aksion duhet të kanalizohet në një front të përbashkët dhe bashkim të forcave politike, thirrje kjo që vjen disa muaj para garës së zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 9 maj 2027.
“Shpresojmë të ngremë një front të përbashkët në interes të vendit”, deklaroi ai.
Në protestën e së shtunës së kaluar (24 tetor), protesta e thirrur kombëtare nga Berisha dështoi pasi të rinjtë i dëbuan militantët e tij në momentin që u afruan te Ministria e Arsimit. Edhe pse prej demokratëve u tha se ishte qëllim i kryeministrit Rama për t’i përçarë, ata iu përgjigjën se nuk ishin të mirëpritur. Protestuesit deri më tani nuk janë organizuar politikisht, ndonëse organizatorë të protestës janë shprehur se ka përpjekje. Në thirrjet e tyre kërkohet vazhdimisht ndryshimi i kastës politike dhe largimi i kryeministrit, e po njësoj edhe kreut të PD.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se bashkimi i të gjitha forcave opozitare për zgjedhjet vendore të 2027-ës apo për protestat është rruga e vetme për t’u përballur me 'narkodiktatorët'.
Në konferencën për shtyp të kësaj të marte, Berisha tha se vetëm 'një front i bashkuar', mund të rrëzojë qeverinë aktuale.
"Edi Rama nuk bën zgjedhje dhe cilido që beson se Edi Rama bën zgjedhje, mashtron veten e tij, por bashkimi i të gjitha forcave opozitare në qëndrimet qoftë zgjedhore, qoftë protestat, qoftë në çdo aspekt, është rruga e vetme për t’u përballur me narkodiktatorët apo diktatorët autoritare. Ne jemi të hapur.
Ne do bëjmë gjithçka për të bashkëpunuar me të gjithë pa përjashtim, me të gjitha forcat politike, me të gjitha shoqatat, me të gjithë faktorët që janë të vendosur, ose e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe të këtij vendi, për largimin e tij, qoftë në fushën elektorale, qoftë në fushën e protestave, qoftë në çdo fushë tjetër. Vetëm një front i bashkuar mund të arrijë atë ndryshim që me padurim e presin shqiptarët", tha Berisha.
Kreu i Partisë Demokratike ka komentuar sot letrën e kryebashkiakut Erion Veliaj, ku pretendonte se i ishte kërkuar të delegojë drejtimin e bashkisë së Tiranës.
Në konferencën për shtyp këtë të martë kreu i Partisë Demokratike, ngatërroi Arbër Hajdarin, me emrin e dhëndrrit të tij të bashkëpandehur në SPAK, për aferën “Partizani”.
“Mbrëmë, qytetarët u njohën me letrën e të burgosurit Erion Veliaj, ku informonte se padrinoja, kërcënonte të burgosurin me 100 vite burg në rast se ai nuk do t'i dorëzonte çelësat e Bashkisë, bashkëhajdutit të Edi Ramës, Jamarbër Hajdari", tha Berisha.
E teksa e cilësoi si një grosist që ndan toka, prona dhe pasuri me kryeminstrin Rama, sipas Berishës Arbër Hajdari është një person që përfiton nga ndarja e ndihmave publike.
Ai është një nga mëkatarët më të mëdhenj, se në shpërndarjen e atyre ndihmave, tre lugë i merr për vete, një lugë ia lë të tjerëve. Dhe ky tani duhet ai t'i dorëzojë këtij, që ky s'është fare punonjës bashkie. Ky është një grosist që ndan toka, prona, pasuri me Edi Ramën direkt, publike. Ndaj dhe të gjitha këto akte dëshmojnë degradimin total moral të Edi Ramës. Janë thirrje për të gjithë qytetarët”, shtoi Berisha.
-
Ik vemie e keqe se me ty shkohet ne humbje,edhe ne hale nuk ke besim te shkish me fjalen tende se edhe ajo mund te shembet nga genjeshtrat e tuaj
Përgjigju









Komente
Komento