Luftëtari prezanton Dalipin, drejtori sportiv kërkesë FSHF-së: Shtyj afatin e licensimit

Një javë pasi Luftëtari mbeti mes katër rrugve si pasojë e largimit të aksionerit Grigor Tavo klubi gjirokastrit ka dhënë sot shenja jete duke prezantuar para publikut trajnerin e ri, i cili është Klevis Dalipi. Nën shoqërinë e drejorit sportiv, Artur Dadaj, që është edhe njëkohësisht aksioner me 18%, Dalipi është shprehur:

“Unë kam ardhur me bindjen e plotë, me entuziazëm dhe këtë do ta përcjellë tek lojtarët, por edhe te tifozëria e Gjirokastrës. Me mbështetjen e të gjithëve, sigurisht këtu përfshirë stafin, ju si gazetarë, pasi edhe media luan një rol të rëndësishëm në futboll, besoj se do ringremë dhe do ta çojmë Luftëtarin aty ku e meriton.”

Dalipi më tej e ka bërë të qartë se në sezonin e ri që do të nisë Luftëtari do t’I besojë lojtarëve të rinj, duke parë dhe kushtet e klubit. Ndërsa për objektivin e klubit ish-trajneri i Partizanit ka saktësuar:

“Sigurisht që në këtë situatë në të cilën ndodhemi ne nuk mund të pretendosh më shumë se mbijetesa.”

Ndërkohë drejtori sportiv Dadaj është shfaqur shumë entuziazt, ndërsa nuk ka nguruar të bëjë edhe një kërkesë për FSHF-në.

“I kemi bërë kërkesë zyrtare FSHF-së për licencimin, duke marrë përsipër shlyerjen e borxheve. Do të bashkëpunojmë me kryetarin e ri të bashkisë, Tavon dhe aksionerët e tjerë. Jemi disi me vonesë, por gradualisht do të shikoni Luftëtarin e vërtetë, që besoj do të jetë ai që duam të gjithë ndoshta pas muajit janar. Shpresojmë që kampionati të shtyhet dhe të bëjmë një fazë përgatitore model”.

Pjesë e Luftëtarit për sezonine  ardhshëm do të jetë edhe ish-futbollisti i Kombëtares dhe ish-trajneri i Kukësit Klodian Duro, i cili te gjirokastritët do të mbajë postin e drejtorit teknik.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar