Luka Modric: Çdo top ishte i yni, s'e di pse u tërhoqëm me Shqipërinë! Lejuam shumë hapësira

Luka Modric: Çdo top ishte i yni, s'e di pse u tërhoqëm me Shqipërinë! Lejuam shumë hapësira

Luka Modric

Luka Modric, kapiteni veteran i Kroacisë dhe fituesi i Topit të Artë foli pas barazimit 2-2 me Shqipërinë, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë në Grupin B të Euro 2024.

"Duhet të ndryshojmë diçka, në mënyrë që të mos jemi ne duke ndjekur rezultatin përsëri. Nuk është asnjëherë e këndshme, por këtu të paktën treguam se mund të kthejmë një rezultat negativ. Në pjesën e parë, ne nuk ishim mirë, e nisëm ndeshjen edhe më keq, ata na shënuan dhe ishte e vështirë të luanim.

Trajneri bëri ndryshime në pushimin e ndeshjes dhe kjo solli ndryshimin për mirë. Ne luajtëm mirë deri në 5-10 minutat kur ne u tërhoqëm për arsye që ende nuk e di. I lejuam të krijonin dy apo tre mundësi dhe ata shënuan. Pjesa e dytë është padyshim mënyra se si duhet të luajmë.

Ishte shumë mirë, por ne u ngutëm dhe humbëm topin pasi morëm avantazhin 2-1. I lejuam shumë hapësirë dhe më pas ata na ndëshkuan. Zëvendësimet na dhanë një marsh më shumë, dolëm në fushë shumë më të përfshirë dhe luftarakë. Ne bëmë presing mirë, ata nuk mund të dilnin jashtë zonës së tyre, çdo top ishte i yni.

Tani duhet të mundim Italinë dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk di të them nëse një fitore dhe 4 pikë do të na mjaftojnë në raundin tjetër. Ne besojmë se mund të fitojmë nëse luajmë si në pjesën e dytë, për të mos thënë më mirë.

Italia është një kombëtare e madhe, ata janë të organizuar mirë, duhet të jemi edhe më mirë. Është mëkat që u tërhoqëm dhe i lejuam një gol Shqipërisë. Çdo gjë varet përsëri nga ne, e dimë se çfarë duhet bërë”, përfundoi Modriç.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Arsyet e divorcit me Monika Kryemadhin, Ilir Meta pas pak intervistë për Report Tv: Vendimin për t'u ndarë e mora pasi ajo foli në SPAK

Arsyet e divorcit me Monika Kryemadhin, Ilir Meta pas pak intervistë për Report Tv: Vendimin për t'u ndarë e mora pasi ajo foli në SPAK