LUKSEMBURG, 9 qershor /ATSH-DPA/ - Qeveria e Luksemburgut kërkoi sot falje publike për aktet kundër hebrenjve gjatë Luftës II Botërore, pasi një hetim zbuloi se anëtarë të qeverisë së kohës së luftës kishin bashkëpunuar me nazistët pushtues.Luksemburgu u pushtua nga Gjermania naziste në vitin 1940 dhe qeveria mërgoi në Londër, së bashku me Dukeshën e Madhe, Charlotte, duke lënë pas një këshill administrativ për të mbikëqyrur punët e shtetit.Një raport i publikuar në shkurt zbulon se anëtarë të këtij këshilli kishin ndihmuar në persekutimin e hebrenjve duke identifikuar sistematikisht dhe listuar gjithë hebrenjtë që jetonin në vend."Qeveria i kërkon ndjesë komunitetit hebre për padrejtësitë e ndodhura", shkruan ajo në një komunikatë.
"Ne njohim përgjegjësinë tonë për ata që kryen këto veprime të tejskajshme", shton ajo.Në vitin 2012, Luksemburgu filloi një hetim historik të kohës së luftës, nën kujdesin e ish-kryeministrit, Jean-Claude Juncker, pasi Belgjika kërkoi falje për veprimet e saj ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore./ a.jor.










