Edi Rama gjithmonë ka ngjallur interes në publik dhe popullariteti nuk i ka munguar kurrë qoftë me deklaratat e tij politike ashtu edhe me batutat që nuk i mungojnë dhe nuk i kursen kudo që flet. Kjo ka lënë në hije Lulzim Bashën, i cili përtej deklaratave dhe akuzave të përsëritura në vijimësi, duket se po kërkon më shumë vëmendje nga qytetarët dhe mediat sociale janë futur në 'radarin e tij' si mënyra për ta arritur këtë gjë.
Në një shkrim të Shqiptarja.com në rubrikën e saj 'Pika e Zezë' u tregua qartë se Edi Rama gëzon një popullaritet që vështirë të mposhtet, duke lënë në hije dhe vetë Sali Berishën, mbështetësit e të cilit nuk llogariten të pakët. Ky popullaritet e mbështetje e Edi Ramës ka shkaktuar xhelozi te Lulzim Basha, i cili duke parë se mediat sociale janë bërë një matës i shkëlqyer i popullaritetit, ka vendosur të bëjë sponsorizime të deklaratave të tij, ku situatën në vend e bënë edhe më të zezë nga sa është realiteti.
Fakti që shumica e deklaratave të Luzlim Bashës po marrin sponsorizime, tregon qartë se ai nuk gëzon shumë popullaritet dhe nuk ka mbështetjen e duhur në popull, qoftë dhe nga vetë demokratët.
Në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi, Basha si lideri i opozitës, do bënte mirë që paratë që hedh për sponsorizime në Facebook, le t'ia jepte pikërisht atyre qytetarëve apo familjeve në nevojë për të cilat flet aq shumë se janë lënë më mëshirë të fatit. Ndoshta kjo do të ishte mënyra më e mirë që ai të fitonte mbështetjen apo popullaritetin që kërkon.
Mbështetja nuk fitohet përmes deklaratave që vetëm ndjellin urrejtje dhe fatkeqësi, por në terren me vepra humanitare që ngjallin shpresë.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.7%
-
Keq
62.4%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 583
Lajme të tjera
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
Na u shtuan hallet , pak kishim leshkat e Lulit, na dhe silikonpolitika!
PërgjigjuEdi rama e ka shum te leht perball nje analfabeti si lulzim basha. Sa te jet luli ne krye te opozites aq gjat do jet rama kryeminister
PërgjigjuO lalush o i shkret sa keq me vjen per ty
PërgjigjuSa gjynah
PërgjigjuMeshiroje o Zot
PërgjigjuO Lulash mavria nga te shkon lopa nuk te shkon dhia
Përgjigju