Vettingu për politikanët, Basha: 5 fakte që duhet të dini (por 'harron’ sërish familjarët)

TIRANE-Kryetar i PD, Lulzim Basha ka publikuar në Facebook përmes një video, 5 fakte që sipas tij duhet që të dinë qytetarët për vettingun për politikanët.

1.       Vetingu është skaner për deputetë, ministrat dhe zyrtarët e lartë në Shqipëri, përfshirë këtu edhe vetë Kryeministrin.

2.       Vetingu do largojë politikanë që kanë lidhje me grupe me rekorde të tmerrshme kriminale.

3.       Vetingu do të largojë politikanët që nuk e justifikojnë pasurinë e tyre.

4.       Vetingu duhet të parashikohet në Kushtetutë dhe të miratohet nga 93 deputetë.

5.       PD ka depozituar draftin në Kuvend në datën 7 Shtator’ statusi i Lulzim Bashës.

VIDEO e publikuar nga Basha

Por te të pesta pikat që ka publikuar Basha sërish ka ‘harruar’ familjarët e politikanëve. PD depozitoi në 7 shtator në Parlament draftin që synon ndryshimet kushtetuese për vettingun për politikanët, por jo për familjarët e tyre.

Rama tha dje se është në dakordësi të plotë me këtë nismë të PD-së, por me kusht që ky Vetting, të përfshijë edhe pasuritë e anëtarëve të tjerë të familjes së një politikani, duke u kthyer në një “sitë” të njëjtë me atë të Vetting-ut në sistemin gjyqësor.

Por si te propozimi që u dorëzua dje në Kuvend dhe sot, Basha nuk e përmend një gjë të tillë duke qenë kundër vettingunt për familjarët e politikanëve.

Report Tv siguroi draftin e dorëzuar dje në Kuvend nga PD të pr/ligjit ku nuk përmendet në asnjë prej pikave hetimi i familjarëve të politikanëve.

Vettingu në politikë duket se do të jetë kauza e re e PD në sesionin e ri parlamentar, ndërsa kujtojmë që në dy seancat e para opozita e ka bojkotuar parlamentin duke u zhvendosur në Shkodër dhe Elbasan në mbledhje paralele, pasi sipas tyre ngjarjet e fundit kriminale kanë tronditur qytetarët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 09/09/2018 09:58

    Ky është njeriu më ordiner që kam par në jetën time . Ky lulush shal ngjitmi 7×7=42 mendon se Shqiptarët jan të gjith si kok pa larët që jan një pakic që i shkojn nga pas në një koh që këta kok pa lar që qelben er s'kan buk të han e tërhiqen zvar e i shkojn nga mbrapa këti monstre . Kriminel hajdut injorant idjot i ler që thot bëni si them un e mos bëni si bëj un.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 08/09/2018 21:52

    Lulush Bibilushi ja ke fut vedit.Tash haje tollumin

    Përgjigju
  • Fredi DitëZIU: 08/09/2018 19:43

    Po 600 Mijë €UROT që bleve Shtëpinë në ULTREHT të Hollandës ku i gjete ?! Po ato 4 MILJON EUROT që bëre PALLATIN tek Uji Ftohtë në Vlorë ku i gjete ??!! Po ato MILJARDAT e VJEDHURA tek RRUGA e KOMBIT ku janë ???!! Sigurisht që janê në OFFSHORË ( PARAJSAT FISKALE) !!! Prandaj VETTINGU duhet të filloj nga INDIVIDI Politikan dhe deri në 7 BREZA , sepse NUK ja fusni dot POPULLIT ju BANDITÊ dhe Krye HAJDUTË të PËSHTIRË !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan