Lulzim Basha, ose e keqja që i duhet hapur dera

Lulzim Basha, ose e keqja që i duhet hapur dera

Lulzim Basha

Lulzim Basha ka qenë figura më e anatemuar nga kundërshtarët e tij politikë, në të paktën 9 vite të qeverisjes socialiste. Herë viktimë e gafave të tij, e herë stonaturë e gjallë në këngë e marrëveshje, ai ka mbajtur një peshë që për hir të së vërtetës s’e ka ndarë me Sali Berishën. Ose së paku, që prej 2013 edhe kur është akuzuar si marionetë e paardhësit të tij, ai e ka mohuar. Ndërsa Sali Berisha i ka shoqëruar ato me heshtje si për të thënë se “po, keni të drejtë”. Më pas, çarja e madhe që ndodhi me përjashtimin e Berishës nga PD hapi petët e lakrorit që askush s’e gëlltiste dot më. Berisha u distancua si njeriu që s’kish ndikuar kurrë tek Basha. Basha u deklarua si kryetari që ishte diktuar nga Berisha për aktet më të zeza të Partisë Demokratike. Nga djegia e mandateve, tek dhuna ndaj institucioneve dhe qëndrimi ndaj ambasadorëve etj.

Por sot, pa qenë nevoja t’i bëjmë edhe një herë biografinë opozitës, ndodhemi para një fakti sa të vjetër, po aq edhe deri diku ‘fatlum’ për PD. Lulzim Basha ka vendosur të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike. Edhe pse në një garë me Gjergj Hanin, ai sot me gjasë ka reflektuar pas një pushimi të gjatë dhe të ketë njohur miqtë dhe mosmirënjohësit që i vuri në krye të listave. Në fakt, kandidimi i ‘anonimit’ Hani s’ka asnjë mëkat në vetvete edhe pse e bën garën deri diku informale. Ndoshta ishte skenar i Bashës që Alibeaj të dorëhiqej pas 14 Majit, por Joridën apo Gazin që flirtonte me doktorin nga Vau i Dejës s’e mësonte dot Lulzimi që ta çonte partinë drejt një ngërçi në Grup e Kryesi.

Sot PD duket e paaftë më shumë se kurrë që të prodhojë elita të reja. Më saktë është e dukshme mungesa e burimeve njerëzore, e leje pastaj dëshira apo mekanizmat për t’ia dhënë drejtimin ndonjë asi. Ndaj, rizgjedhja e Bashës do ta shpëtonte PD-në së pari nga kameleonët që nisin nga Salianji, e mbarojnë te Korreshi me shokë. Nga ana tjetër duhet vlerësuar që Basha po vetofrohet për pozicionin më të lartë drejtues në PD në një moment të vështirë pas një serie sulmesh nga Berisha, sulme ndaj të cilave s’iu është përgjigjur në kushte të barabarta. Berisha mbetet ende i palëkundur në problemet që i shkakton PD-së, Rama mbetet më i fortë se kurrë falë mbështetjes së lartë elektorale. Kush do të sakrifikonte kaq shumë duke i hyrë detit në këmbë, me armiq ‘të brendshëm e të jashtëm?’. Duket se Lulzim Basha veç ambicieve dhe pishmaneve të tij, është personazhi i vetëm që mund të sigurojë mbështetjen financiare për PD-në, por edhe atë politike me kontaktet me ndërkombëtarët. Nuk duhet harruar se teksa Sali Berisha vetëshpallet muxhahedin edhe kërkon 1 minutë heshtje në Kuvend për dikë që s’i di as emrin, Lulzim Bashën s’ka mbetur ambasadë perëndimore pa e ftuar në festat kombëtare të shteteve respektive.

Për arsyet e mësipërme, Basha nuk është e thënë të japë garanci për fitoren e opozitës. Por së paku, i vështirëson Berishës shkatërirmin e PD dhe jep shpresën se ndoshta këtë vit që bëri pushim, ka bërë ndonjë kurs sesi bëhet opozitë. Pa këndime himnesh, pa thirrje për thyerje xhamash, pa xhiro rreth Piramidës deri në marrje mendsh. Dhe sigurisht, një opozitë e djathtë pa Ilir Metën, të shoqen apo ‘maxhordomin’ Petrit Vasili. Kushdo që e drejton partinë e tyre pra dhe sido që t’ia vejnë emrin asaj. Ndaj sot Lulzim Basha është e keqja më e vogël që demokratët duhet t’i hapin derën. Duke qenë se të mirën ideale janë të pazotë ta gjejnë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • joni: 26/06/2023 21:16

    Ardit rada i pelqen monizmi, revolucioni klasat, normal qe vlereson dhe veglat qe mbajne sistemin e tij te preferuarne kembe.

    Përgjigju
  • Nick: 26/06/2023 01:07

    À Rada ban mire me i dite disa tjera Luli kurre ska ike prej Berishes,Berisha ashta sha me Ilir Meten ma shume se me bashen e sot jane bashke edhe Basha do ta shikosh se mbas dy muajshe do te jete prape bashke me Berishen e do te thone se kjo ishte loja, Bashen se dallon asgje prej Berishen.

    Përgjigju
  • Ethem MallaKASTRIOTI: 25/06/2023 18:31

    OK,RADA: -Përveç atyre që argumentoi..po shtoi: 1.L.Basha ka meritën që në 32 vite guxoi të përjashtoi nga grupi kuvëndor kuçedrën që e kishte zënë për fyti 100% PD-në. 2.L.Basha ka mbështetjen Amerikane 100 %.Në të kundërt non grara nuk ka as LUIZ ELLIN E BBV. 3.Por,L.Pasha duhet të tregoi realitetin se veprimet marroqe të tij në PD që nga 2013 ja ka imponuar BABI POLITIKË,Kjo do kthente besimin e PD tek Ai..! 4.Guri rëndë i 21 janarit 2011 qëndron mbi të 2 Sb & Lb. -Nëse Lb tregon të vërtetën se urdhrin për të qëlluar mbi demonstruesit e PS e ka dhën Sb(pasi 100 % e popullit e di mirë se Sb nuk lejon askënd të dali mbi të..)do ti bënte një shërbim të madh familjeve të 4 dëshmorve dhe vëndit,Ku SPAK nuk do gjente shkak për tu fshehur si deri tanimë duke zvarritur krimin e Sb. 5.Me Lb PD mban emrin,Logon dhe vulën,por duhet të marri SHQIP-in Sb me gjykatë e jo me gjak siç e mori fatkeqi Kombëtar..! -Për tu kthyer në pushtet..kur Luli të bëhet me djalë pas 2 gocave..!

    Përgjigju
    • Sali Berisha: 26/06/2023 05:37

      Edhe unë kisha mbështetje mos bëj budallin

  • Balo Bënça: 25/06/2023 16:26

    Dëgjo o shkrues se ke dy veshë! Përballë PD është një intelektual ,qytetar ,erudit,artist,diplomat, improvizues dhe inteligjent,një dominues i vërtetë i turmave dhe ngjarjeve,një "doç" në kuptimin figurativ,një njeri me lidhje të mbi e nëndheshme me struktura të forta ndërkombëtare të ligjshme ose jo ...Më i fortë edhe nga Enver Hoxha! Një njeri që i diskreditoi Berishën edhe Metën: Edi Rama pra! Që PD të rikthehet në lojë,lere mënjanë marrjen e pushtetit, i duhet një kryetar që i kalon dukshëm këto tipare të Ramës,të jetë edhe trim( që Rama nuk e ka), dhe të ketë bythë të mbrojë të vetët( gjë që Rama nuk e ka në edukatë)! Që të fitojë qeverisjen ky kryetari i ri i PD duhet të jetë dhe finok e bujar duke ndarë pushtet.... Shikoje kështu dhe do kuptosh që Lulëzimi ka zero mundësi të jetë lider i PD. Berishën mos e zemë më në gojë - ka vdekur! Pra asnjë zgjidhje nuk ka... Për mua me të drejtë ,PD filloi si parti intelektuale dhe mbaroi si parti idiotësh!

    Përgjigju
    • Italia si moter: 25/06/2023 18:56

      Po si pretendoni qe te vije lulushi kur ky ka dhene prova qe eshte vetem nje keqberes :si nuk pati gucimin per tu perballur per rrugen e kombit ,per shitjen e detit ,per vrasjen e 4 veteve ne bulevard ,si dhe per pasurine e 5 vilave qe mos i gezofte ishalla ,shkateruan shqiperine e kthyen ne nje katund qe nuk shikohej ,Edi te pakten ka bythe se e ndryshoi Shqiperine ,por ju pd -ista te ndyre kerkoni te ulni punen e qeverise ,ju plaçin syte qe nuk dini te shikoni ,por niseni nga fjalet e te mbyturve qe kerkojne te vine ne pushtet me zor .pika ju rafte

    • O Beço!: 25/06/2023 18:17

      PD eshte Parti gjirizesh‘

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla