Lulzim Basha thyen 'kodin e heshtjes': E drejta vonon por s'harron! Me SHBA, Shqipëria do bëhet vendi i mundësive

Lulzim Basha thyen 'kodin e heshtjes': E drejta vonon por s'harron! Me SHBA, Shqipëria do bëhet vendi i mundësive

Lulzim Basha

Për herë të parë, Lulzim Basha reagoi për dosjen amerikane të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal që opozita deri më tani e ka kthyer në kauzë për të sfumuar skandalin e lobimit rus në PD, në 2017-ën, kur partinë e drejtonte pikërisht Basha.

Ish-kryedemokrati bëri një postim të shkurtër në rrjetet sociale, duke mos dashur të japë asnjë mesazh të drejtpërdrejtë për gjithçka po vlon në politikën shqiptare.

“E drejta vonon por nuk harron! Me SHBA në krah Shqipëria mund dhe do të bëhet vendi i mundësive për shqiptarët”, shkruan Basha në Twitter.

Sipas opozitës, përfshirë Rithemelimin por edhe Alibeajn të cilit Basha i la partinë pas dorëheqjes, kanë sulmuar kryeministrin Rama se ka dhënë ryshfet në mënyrë që agjenti i FBI-së në hetim McGonigal të sajojë sipas demokratëve, historinë e lobimit rus, me qëllimin për të dëmtuar Partinë Demokratike.

Në fakt, nga drejtësia amerikane, përveç thyerjes së sanksioneve, duke ndihmuar një oligark rus, ish-zyrtari I FBI po hetohet edhe për lekë të padeklaruara, të marra borxh nga miku i tij, biznesmeni shqiptaro-amerikan Agron Neza. Pikërisht këtë 225 mijë dollarësh borxh, opozita e quan ryshfet të Ramës për të shpikur skandalin e lobimit.

Reagimi i Lulzim Bashës erdhi pasi Sali Berisha e quajti sërish "peng" dhe pretendoi se ka 'kyçur gojën' pasi e ka urdhëruar ambasadorja Yuri Kim.

A.M./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A...Zh: 30/01/2023 17:21

    Asgje s'ka ndryshuar or palaco, rublat ruse jane fakt i konfirmuar 100%. I mbaruar dhe i pafytyre!

    Përgjigju
  • Ta Ve Lala: 30/01/2023 14:43

    O lyl dyli po ça e drejte ka dal o karagjoz 7×7=42 po a je mir nga trut ti mor i mbaruar. A ke një çik llogjik kush e drejt ka dal ? ? Dhe çfar e drejte ka dal për ty ? ? Ti ke përfunduar në kosh të plerave. Idjot i ler.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës

Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës