Lulzimit i kanë mbetur vetëm krerët e degëve

Lulzimit i kanë mbetur vetëm krerët e degëve

Pas “rrëzimit të Ramës” për të pestën herë, kryetari PD Lulzim Basha ka vendosur të zhvillojë edhe tubimin e fundit ndoshta parazgjedhor në 11 Maj ora 18.30, duke paralajmëruar edhe atë ditë “rrëzimin e Ramës”.

Më komike nuk bëhet, se situata në të cilën është futur opozita e vjetër, opozita e braktisur nga të vetët dhe më keq akoma, nga ndërkombëtarët. Por më besnikët Lulzim Bashës duket se po i qëndrojnë për momentin vetëm kryetarët e degëve në PD në rrethe, pasi ndjekësit dhe militantët e “thekur” po i largohen avash-avash. Edhe këto ditë, ai ka thirrur ata për ti komunikuar vendimin e partisë për të “vazhduar protestat popullore , duke përcaktuar pasditen e datës 11 Maj si tubimin e rradhës”. Duket sikur PD ka mbetur me një grusht njerëzish, me disa qindra ndjekës, por pa përjashtuar edhe krerët e degëve lokale.

Madje edhe këta të fundit po e shohin me dyshim “ngarkesën urdhëruese” të kryetarit Basha lidhur me pjesmarrjen e militantëve në protestat e fundit. Mbushja e beftë e rradhëve të opozitës së re me deputetë të listës Basha, si dhe formimi i partisë së re “Bindja Demokratike” e cila thuhet se do të jetë zëvëndësuesja e denjë e PD aktuale, ka tronditur thellë pozitat e kryetarit të opozitës. Të parët që e kanë ndjerë se “rrugëtimi me Bashën është i kotë” janë aleatët e tij, të cilët jo vetëm po regjistrohen njëri pas tjetrit në KQZ për të hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit, por po ndryshojnë dhe dyshojnë tek kauza e rreme e kryetarit të PD.

Në 18 prill, forumet më të larta të partisë së zotit Basha, partisë më të madhe në opozitë zyrtarizuan vendimin (imponues) për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, duke kushtëzuar pjesëmarrjen me “largimin e Edi Ramës dhe organizimin e një procesi të lirë dhe demokratik”. Sipas dokumentit të miratuar thuhet se “PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Ndërkohë, KQZ ka shtyrë afatin për regjistrimin e partive në zgjedhjet lokale, por LSI dhe PD ende nuk janë regjistruar dhe afati përfundon të martën e 23 prillit. Duke dashur të përfitojë diçka tjetër, Lulzim Basha ka menduar se “refuzimi për zgjedhjet e 30 qershorit do ta kthejë PD, në parti viktimë të sistemit”, por gabohet. Gabimet dhe hiletë e tij e kanë katandisur PD, edhe pas protestave “popullore” dhe të dhunshme, në forcë e katërt në shkallë vendi, dhe nuk ka emër kryetari apo dhe trashëgimtari ta ringrejë nga themelet më një parti që po kryen me ndërgjegje vetasgjesimin e saj politik.

Kryetari PD aktuale, nuk i drejton dhe nuk ka fuqi ti kushtëzojë sot asnjë prej atyre që morën mandatin e listës së tij, duke i hapur rrugën në Parlament një opozite të re, konstruktive dhe të përgjegjshme. Rruga përmes të cilës kaloi PD e sotme, pas bojtokit, djegies së mandateve, protestave të dhunshme mes Tiranës, dhe kthimshpinës nga ndërkombëtarët, mbetet zgjedhja më katastrofike që bëri një parti në opozitë. Largimi i militantëve, dhe tkurrja e frikshme e bazës së partisë pas zhgënjimeve elektorale, duhej të ishin paralajmërimi i fortë për kupolën drejtuese të PD, e cila ka mbetur me një kryesi të bindur ndaj kryetarit dhe disa krerë degësh në rrethe, që më tepër se drejtues lokale, janë kthyer në agjentë terreni për ti gjetur Lulzim Bashës “protestuesit” e rradhës edhe për 11 Majin./ TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 22/04/2019 23:41

    ik o tur sjko ha noj pace ka gjushi se ai te ushqene mire tu

    Përgjigju
  • Hinglateri: 22/04/2019 23:33

    Bashrs i kane ngel dhe keto te miat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë