“Zoti kryeministër, jemi në pritje për t’u ballafaquar! Na premtove publikisht”! Kjo është pankarta e njërit pre fermerëve, që sot janë ngritur në protestë për të kërkuar dëmshpërblimin përkatës për shkatërrimin e serave të luleshtrydheve pas përmbytjeve të shkaktuara nga dalja e lumit Vjosë.

Përmbytjet e shkaktuara nga dalja e lumit Vjosë kanë bërë të "notojnë në ujë" jo vetëm shtëpitë në Ferras dhe Cerven dhe tokat bujqësore, por edhe kanë shkatërruar serat e mbjella me luleshtrydhe.

Pikërisht për këto dëme janë ngritur në protestë fermerët e luleshtrydhes në Kafaraj të njësisë administrative Frakull, në autostradën Levan‐Tepelenë, ku shtrihen tokat e fshatarëve që i kanë kthyer në sera.

“Kompensimi i dëmeve në bujqësi një standard i konsoliduar në Rajon dhe në Evrope”, shkruhet në njërën prej tyre.

Dalja e lumit Vjose 4 dite me pare solli përmbytje në Ferras ,Cerven dhe Frakull.

Këtë sezon vjeshtë-dimër kur fermerët prisnin vjeljen e parë të luleshtrydheve, dalja e lumit Vjosë përmbyti serat ndaj sot kërkojnë nga Ministria te vëzhgojë situatën në terren dhe të dëmshpërblejë fermerët.

Pjese e protestës kane qenë edhe përfaqësues Sindikatës së Bashkuar të Fermerëve të cilët sot kishin takim me kryeministrin Edi Rama, takimi i cili është shtyrë për një ditë tjetër.