Megjithëse përgënjeshtruan se mes tyre ka një krisje, Donaldi dhe Beatrix nuk janë në fazën e tyre më të mirë.

Së fundmi, teksa të dy po këndonin në oborrin e shtëpisë këngë labe, Beatrix i shprehu dashurinë Donaldin, ndërsa ai duket se nuk e priti aq ngrohtësisht.

 “Po e shijoj, lumturia jote është dhe lumturia ime. Të dua”, i tha Beatrix teksa i ka dhuruar një puthje.

Por teksa mendonim që edhe Donaldi t’i thonte të paktën një përgjigje më të ngrohtë, ai ka habitur me reagimin e tij.

“Mirë mirë, e mora vesh”, i tha ai Beatrixës dhe i kërkoi të vazhdonte kërcimin.