Lushnja vatër Covid-i/ Mbyllet Adisa, qytetarët të revoltuar: Kam ardhur nga Greqia të bëj pasaportën por s'ka asnjë këtu

Lushnja vatër Covid-i/ Mbyllet Adisa, qytetarët të revoltuar: Kam ardhur nga Greqia të bëj pasaportën por s'ka asnjë këtu

Qytetaret ne pritje te Adisa

Dhjetë ditorin e fundit Lushnja rezulton ndër qytetet me shpërthim të ri të koronavirusit. Shtimi i rasteve këto ditët e fundit ka prekur dhe dy prej institucioneve më të rëndësishme për shërbime ndaj qytetarëve.

Adisa është e mbyllur pasi një punonjës është pozitiv dhe për rrjedhoje kemi mbyllje totale të këtij sherbimi në Lushnjë deri në përgjigjet e tamponëve për punonjësit e tjerë.

Po kështu dhe shërbimi kombëtar i punës është i mbyllur pasi 6 punonjëse të këtij shërbimi janë me Covid 19. Pezulimi pa afat i punës në këto dy instucione. Kryesore për shërbimet ndaj qytetarit ka sjellë kaos pasi shumë qytetarë kanë nevoje urgjente.

"Kam ardhur te Adisa për të marrë shërbim dhe është mbyllur. Duam që ti shërbejnë popullit të rrinë në punë ose të ikin fare. E kanë mbyll për efekt të Covid, populli ka halle të rrinë këtu", tha një banor.

"Jemi për të marrë një certifikatë, presim kur të vijnë", shtoi një tjetër. "Do vijnë apo sdo vijnë, ku di unë ça bëjnë këta. Kemi për të marrë këti gjëra, vajti ora 10, për ça e marrin lekun. Për ça e ve qeveria", tha e revoltuar një zonjë.

"Kam ardhur të bëj pasaportën dhe brenda 3 ditëve dua të iki në Greqi, kam fëmijët atje. Si bëhet pse  i kanë të mbyllur një njeri duhet të ishte se s'bën brenda. Duam të bëjmë pasaportat, këtej do rrimë ne në Shqipëri. Fëmijët andej i kemi për ti ushqyer dhe janë vetëm", shtoi një tjetër.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip