Shoferi 23 vjeçar ka vdekur ndërsa pasagjeri ka mbetur i plagosur pasi mjeti tip Benz me targa KV 2248 B me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga.
 
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Murrizë, Lushnje. Sipas raportimeve automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe duke i duke i shkaktuar vdekjen  A.D, ndërsa M.P, ka mbetur i plagosur.
 
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që sollën aksidentin e rëndë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com