LUSHNJE - Mjeksësia ligjore ka bërë apel për identifikimin e një kufome të gjetur më 28 mars në aksin Lushnje-Fier. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore kufoma e dekompozuar është e seksit mashkull, rreth 30 vjeç dhe me gjatësi 1.75 centimetra.
Ndërkohë dyshohet se viktima është aksidentuar, ndërsa në rrobat e kufomës janë gjetur qeska duhani, prerëse dhe një stilolaps.
Në apelin e saj mjekësia ligjore ka ftuar të gjithë familjarët që kanë persona të humbur të mund të ndihmojnë në identifikimin e kufomës.
Trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e 28 marsit në një kanal në kilomentrin e 4 të autostradës Lushnje-Fier, ndërsa dyshohet se ka qëndruar prej 2 muajsh në kanal.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lushnje, gjendet një kufomë në një kanal