LUSHNJE-Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesnatën e djeshme në Lushnje.
 
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Klubi i Shoferit” ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në ajër pranë kantierit të ndërtimit që është në pronësi të A.Ll.
 
Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe po heton për të zbuluar shkaqet e të shtënave.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com