Lyrical Son do të bëhet baba për herë të tretë

Lyrical Son do të bëhet baba për herë të tretë

Festim Arifi me familjen e tij

Reperi i njohur Shqiptar Festim Arifi i njohur nga të gjithë si Lyrical Son, do të bëhet se shpejti me një fëmijë tjetër.

Festimi, babai i dy vajzave në daljet e tij publike dhe në emisione të ndryshme gjithmonë ka treguar se është një djalë familjar për pos muzikës dhe asaj që prodhon për fansat.

Lyrical Son është jo vetëm një ndër reperët më të mirë, që sjell shumë projekte muzikore dhe koncerte, por është gjithashtu një baba i përkushtuar dhe mjaft i dhënë pas familjes dhe bashkëshortes së tij.

Së fundmi një lajm i bukur po qarkullon se bashkëshortja e Festimit është në pritje të ëmbël me fëmijën e tretë.

Çifti vetë ka preferuar të mos e ndajë lajmin në rrjetet sociale për momentin. Mister akoma mbetet edhe gjinia e bebit.

 

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)