'Ma droguan djalin që 9 vjeç, më pas e përjashtuan nga shkolla'. Denoncon nëna në 'Pa Gjurmë' personat që i drogojnë, e i shfrytëzojnë djalin

'Ma droguan djalin që 9 vjeç, më pas e përjashtuan nga shkolla'. Denoncon nëna në 'Pa Gjurmë' personat që i drogojnë, e i shfrytëzojnë djalin

Elca Vako 31-vjecarja, nena e 3 femijeve

S.V la shkollën, kur për herë të parë u bë përdorues i drogës në moshën 9-vjeçare, kur u përjashtua edhe nga shkolla. I rritur në një familje me plagë të rënda sociale, i mituri u braktis nga babai biologjik që kur erdhi në jetë. Nëna 18 vjece me të birin përfunduan mes katër rrugëve. Për shkak të rrethanave në të cilat u gjend, Elca vendosi të martohet me Nikolla Prrenjasi edhe pse ai kishte probleme të shëndetit mendor, ndërsa solli në jetë edhe dy vajza. Me kalimin e viteve, problemet në familje u thelluan edhe më shumë, kur pas përjashtimit nga shkolla djali u largua edhe nga shtëpia. Nëna rrëfen përjetimet nga frika që ka për të birin, duke fajësuar edhe veten për rrugën që ai ka marr. Për ditë me radhë i biri largohet nga shtëpia pa dhënë asnjë destinacion.

U bashkua me një shoqëri të keqe, me djem 20 vjecare. Djali ikën nga shtëpia dhe nuk kthehet me ditë. Më ka thënë se po tregova të vërtetën, do t'ju vrasin juve. Unë rri me frikë mbaj vajzat afër.Më ka thënë se jam betuar që nuk do tregoj. Është bërë shumë i dhunshëm, ndaj njerkut dhe ndaj meje. Kam folur me djalin por nuk më tregon, ai më kërkon lekë dhe më thotë nuk tregoj se do ju vrasin ty dhe motrave dhe se nuk ka ardhur në shtëpi, pasi ka qenë gjithë natën në një furgon policie. Unë e di qe djali shtyhet nga dikush, ai e ka pranuar se është përdorues i lëndëve narkotike, madje e kam kapur edhe vetë duke pirë. Ai më kërkoi para por unë nuk i dhashë dhe më qëlloi me tullë. Ndoshta është edhe gabimi im, që e kam lënë pas dore. Sapo linda djalin, babai nuk e pranoi atësinë. Ai më akuzoi për tradhëti dhe më pas unë u ktheva tek familja ime. Por nëna u martua pasi babai vdiq. Ajo ndodhet në Maqedoni dhe për mua nuk pyeti më. Isha 18 vjeçe dhe mbeta rrugëve me fëmijën e vogël. U detyrova të martohesha me një person me probleme mendore. Ai me don, më respekton madje edhe djalin tim e don shumë. Djali ka përfunduar rrugëve dhe policia e ka kapur edhe me drogë në Tiranë, por e ka liruar. Djali është larguar për herë të parë nga shtëpia në moshën 9-vjecare. E përjashtuan nga shkolla në moshën 9-vjecare se e gjetën me cigare. Që kur la shkollën ai u bë i dhunshëm. Më parë djali ishte I dashur, vinte më puthte e më përqafonte. Nuk po e njoh më. Drejtori nuk ka pranuar ta rikthej në shkollë, më thotë: Mblidhe djalin, nuk e pranojmë se është drogaxhi. 

Mungesa e një familje solide, por edhe mungesa e vëmendjes nga institucionet ka ndikuar jo pak në sjelljet e një djali tashmë problematik në prag të adoleshencës. 12-vjecari merr drogë edhe në sy të familjarëve, madje nxjerr në rrugë për të lypur edhe dy motrat e vogla 8 dhe 6 vjeçare, ndërsa kjo situatë e pazakontë në familje është kthyer në shqetësim për nënën, që e ka të pamundur ta ketë nën kontroll. 

Babai biologjik i djalit nuk e deshi që kur u lind djali. Për 12 vite djali nuk e ka parë babain e tij. Ai nuk paguan as pensionin ushqimor. As djalit nuk i intereson babai biologjik. Njerkun e do shumë djali. Policia më ka thënë mblidhe djalin por unë nuk kam cfarë t’i bëj. Bashkëshorti është i sëmurë dhe nuk flet dot me djalin që ta mësojë. Mua më ka dalë nga duart djali, sepse punoja pastruese dhe djalin e lash derë më derë. Djali shkon në Durrës, Tiranë, lëviz me persona të tjerë me makinë. I kam gjetur para në xhep dhe më tha se ia kishte dhënë një shok. Motrat i nxjerr në rrugë deri natën vonë për të lypur. Kërkoj ndihmë për djalin, të më shpëtojë djali. Dua të shkollohet dhe të eci përpara.
 

O.D./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë