Shiteshin si 'Made in Italy' por prodhoheshin në Shqipëri dhe vende të tjera, sekuestrohen në Itali mbi 75 mijë veshje false me vlerë 8 milionë euro
Sekuestrimi i veshjeve nga Guardia di Finanza
Mbi 75,000 veshje të sekuestruara dhe gjashtë persona janë vënë nën hetim për mashtrim me një dëm të vlerësuar deri më tani me vlerë 8 milionë euro në Itali. Ky është rezultati i një hetimi gjigand të Guardia di Finanza të Venezias në Itali e cila ka dalë në përfundim se në gati 400 dyqane shiteshin veshje gjoja ‘Made in Italy’ por që prodhoheshin në vende si Shqipëria, Bullgaria apo Tunizia.
Operacioni nisi nga një kontroll në autostradë ku brenda një kamioni të ardhur nga Bullgaria, u gjet një sasi e madhe rrobash që në fakt kishin siglën "Made in Italy" ose "pëlhura më të mira italiane" por dokumentet dhe faturat e transportit treguan se ato ishin nga jashtë. Destinacioni ishte një kompani e njohur e modës me qendër në provincën e Breshias.
Nga hetimet u bë e mundur të konstatohej se fazat e përpunimit, prodhimit dhe paketimit të veshjeve do të ishin zhvilluar ekskluzivisht në vende të tjera si Shqipëria, Bullgaria dhe Tunizia. Më pas, kompania me qendër në Brescia i importonte dhe i shpërndante për shitje në dyqane të ndryshme në të gjithë Italinë. Ato mbanin shirita pëlhure me ngyrat e flamurit italian ose formulimin Finest Italian Fabrics.
Në këtë moment, Autoriteti Gjyqësor ka lejuar kontrollin dhe sekuestrim ndaj mbi 400 bizneseve, shitës me pakicë (të paditur) të veshjeve me tregues të rremë të origjinës. Gjashtë persona deri tani do të duhet të përgjigjen penalisht për akuzën e mashtrimit.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
27.3%
-
Keq
54.1%
-
Nuk e di
18.5%
Vota total: 205
Lajme të tjera
-
Biletë për të hyrë në Venecia? Ja çfarë duhet të dini
25 Prill, 15:54
-
Milano kërkon të ndalojë shitjen e akulloreve dhe picave pas mesnate
25 Prill, 13:33
-
U dënuan me 23 vite burg për vrasjen e Shpëtim Frashërit në Torino, Gjykata e Lartë e Italisë shpall të pafajshëm 3 shqiptarë (EMRAT)
25 Prill, 12:08
-
Të dënuar për trafik drogë e grup kriminal, 2 të ekstraduar në Itali
25 Prill, 09:59
-
Itali, vdes foshnja 3-muajshe, prindërit çohen në gjyq për keqtrajtim të vajzës së tyre
24 Prill, 12:10
-
Lega pranon kërkesën e Interit, ndeshja me Torinon luhet në mesditë! Festë pa trofeun në Milano
23 Prill, 15:40
-
Baba i një vajze, ky është 25-vjeçari shqiptar që vdiq në aksident në Itali
23 Prill, 12:19
-
Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, pranga 39-vjeçares në Dibër
23 Prill, 11:19
-
Itali/ U ekzekutua në plazhin Bora Bora, ‘Sky ECC’ zbulon porositësin e vrasjes së Selavdi Shelajt, pagoi 150 mijë euro (EMRI)
22 Prill, 20:34
-
E rëndë në Itali/ Dy pitbullë vrasin foshnjën 13 muajshe, ia morën të ëmës nga krahët
22 Prill, 13:32
-
Trafik droge dhe armësh, 13 të arrestuar si pjesë e bandës shqiptaro-italiane
22 Prill, 09:34
-
Itali/ Arrestohet 27-vjeçari shqiptar, policia i gjeti 7 doza kokainë dhe rreth 10 kilogramë marijuanë
21 Prill, 17:03