/ATSH-AFP/ - Ministri spanjoll i Ekonomisë, Luis de Guindos u shpreh i bindur se Greqia do të arrijë një marrëveshje me kreditorët në ditët e ardhshme për të shmangur dështimin e pagesave.
"Skenari qendror për të cilin jemi në diskutime është arritja e marrëveshjeve mes Greqisë, Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar", deklaroi ministri për gazetarët në Santander.
Luis de Guindos, në listë për të marrë kryesimin e Eurogrupit u shpreh i bindur se një marrëveshje do të arrihej në ditët e ardhshme, pa dhënë më shumë detaje.