Maj 2023, afati i fundit për të hapur dosjen e privatizimit të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 nga Berisha! Shkeljet e rënda dhe flagrante 

Maj 2023, afati i fundit për të hapur dosjen e privatizimit të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 nga Berisha! Shkeljet e rënda dhe flagrante 

Sali Berisha

Në fund të pushtetit të tij, vetëm disa javë para humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, qeveria e Sali Berishës finalizoi privatizimin e HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Në atë kohë, Partia Socialiste në opozitë, e denoncoi privatizimin si korruptiv dhe me një kosto prej 125 milionë eurosh për shqiptarët. Pavarësisht akuzave, nga Prokuroria nuk pati një hetim për privatizimin e pasurisë publike. Akti i fundit i qeverisë së Berishës për privatizimin e HEC-eve, mban datën 15 maj 2013. Nëse privatizimi është apo jo abuziv, kjo i mbetet drejtësisë për ta përcaktuar. Por, pas datës 15 maj 2023, prokuroria nuk mund të nisë më një hetim për këtë çështje, për shkak të parashkrimit të veprave penale pasi kalojnë 10 vite.

Shkelja e parë

Me një manovër institucionale, u shmang ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”. Neni 4 i ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 ka një paragraf ku shkruhet: “...Nuk do të konsiderohen pjesë të sektorëve me rëndësi të veçantë ndërmarrjet, shoqëritë tregtare ose pjesë të tyre, të cilat kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike dhe kanë rezultat financiar me humbje për mbi 3 vjet rresht”. Kjo pikë nuk lejonte shkëputjen nga KESH për objektet rentabël siç ishin katër hidrocentralet dhe as privatizimin e tyre ndryshe.

Por çfarë ndodhi? Qeveria Berisha hetoi dhe miratoi ligjin nr. 10410 datë 9.6.201 ”Për krijimin e shoqërive....., përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërive “Hec Ulëz-Shkopet”sha dhe “Hec Bistrica 1 dhe Bistrica 2”sha.”. Në këtë manovër nuk i referohet fare ligjit nr. 8306 dhe as neneve që kushtëzojnë nxjerrjen e objekteve/sektorëve jashtë KESH sha. Kjo për të hapur rrugë procedurave të paramenduara sepse ligji nr.8306 nuk i lejonte të privatizonin katër hec-eve. Por qeveritarët ishin të vendosur, mbase nën presionin e kohës dhe ikjes së pushtetit, që këto katër Hec-e t’i shisnin.

Shkelja e dytë

Për të realizuar qëllimin korruptiv, institucionet dhe qeveria, ndryshe nga sa parashikohej në kuadrin ligjor, deformuan kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik. Fillimisht shpallen kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik (Neni 4.1), VKM nr. 152 dhe VKM 153 dt 29/02/2012. Mbasi iu dështoi tenderi, bënë vendime qeverie (VKM nr. 676 dhe 677 dt 03/10/2012) për të ndryshuar kriteret mbi cilësimin e investitorit strategjik, duke shkelur haptazi ligjin 8306 edhe pse për ironi vet vendimmarrësit i referoheshin këtij ligji

Referenca hyrëse në VKM nr. 676 dhe 677 është si më poshtë: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7 të ligjit nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”..).

Pika 4.1 në VKM 152 dhe 153 dt. 29/02/2012, që i qëndron besnik përcaktimeve në ligjin 8306, është e formuluar: (Pjesëmarrja në procesin e tenderimit është e hapur për të gjithë investitorët e interesuar të cilët janë investitorë strategjikë,... METE do të rezervojë të drejtën t’u dërgojë ftesa për ofertë vetëm atyre investitorëve të interesuar, të cilët …., kanë treguar që përmbushin kriteret e kualifikimit të mëposhtëm: 1. Të jenë themeluar …; 2. Të kenë aftësi paguese….; 3. Të zotërojnë burime njerëzore, teknike, profesionale dhe eksperiencë organizative në operimin e hidrocentraleve - një ofertues i cili zotëron/operon një ose më shumë hidrocentrale, me një fuqi të instaluar, veçmas ose të kombinuar prej të paktën 15 MË, konsiderohet që e përmbush këtë kriter; 4. Të zotërojë burimet financiare për operimin e hidrocentraleve – një ofertues konsiderohet se e plotëson këtë kriter nëse kapitalet e veta, siç rezulton nga llogaritë financiare të vitit të fundit financiar, janë të paktën të barabarta me 25 milionë euro (ose ekuivalenti në një monedhë tjetër); 5. Të ketë një reputacion rajonal dhe/ose ndërkombëtar si operator në tregun e energjisë.

Dy VKM të reja për të përmbysur kriteret

Ligji dhe VKM-të 152 dhe 153 dt. 29/02/2012, parashikonin që investitorit strategjik të ketë eksperiencë në menaxhim HEC-esh. Meqenëse fituesi i piketuar nga qeveria Berisha nuk plotësonte këtë kusht, Berisha bën dy VKM të reja në tetor 2012, duke lehtësuar kriteret në kundërshtim me ligjin. Mbasi nuk ia dolën që të respektonin kriteret ligjore të investitorit strategjik, hartojnë dy VKM të tjera (676 dhe 677), ku kriteret e investitorit strategjik bëhen jo sipas ligjit por sipas Berishës.

Neni 4.1 në VKM 676 dhe 677 dt 03/10/2012 është i formuluar: (Oferta të vlefshme do të konsiderohen ofertat e investitorëve të interesuar, të cilët janë investitorë strategjikë, sipas përkufizimit vijues, ....: 1.Të jenë themeluar.....: 2.Të kenë aftësi paguese...; 3.Të zotërojnë burime njerëzore, teknike, profesionale eksperiencë organizative në menaxhimin e kompanive të mëdha; 4.Të zotërojnë burime financiare që nga llogaria.., të jenë të paktën 25mln euro..).

Pra është hequr eksperienca në menaxhimin operimin e HEC-ve dhe zotërimi i një Hec-i me fuqi prej të paktën prej 15 MË.  Kjo është shkelje e rëndë e ligjit 8306 është bërë qëllimisht. VKM del mbi ligjin! Dhe fituesi rezulton se nuk ka asnjë eksperiencë në operimin e hidrocentraleve.

Shkelja e tretë

Mbasi është shpallur fituesi, bëhet vendim i qeverisë Nr. 411, datë 15.5.2013 për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Kurum International” sha, për pagimin e rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH). Ky vendim i detyronte Ministrinë e Financave për të zbritur nga vlera e ofertës fituese detyrimet që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i kishte kompanisë Fituese për Tvsh e pa rimbursuar!. Kjo nuk ka qenë parashikuar në kushtet e dokumenteve standarte të tenderit (DST).

Evidentohen dy shkelje të rënda. Së pari, neni 9 i ligjit 8306 përcakton: “... Në çdo rast paketa që do të privatizohet me pjesëmarrjen e investitorit strategjik, do të paguhet me para.”. Duke kompensuar përmes TVSH së pa rimbursuar është shkelur edhe neni 9 i këtij ligji. Kuptohet, gjithçka është bërë me qëllim favorizimi!

Së dyti, nëse përjashtimi nga ligji 8306 parashikohej në kushtet e dokumenteve standarte të tenderit, në garë mund të merrnin pjesë edhe kompani të tjera, pse jo edhe shqiptare..! Qartazi është bërë favorizim dhe shkelje e barazisë që mesa duket fituesi e ka ditur hilen që në nisje të procedurës! Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet se e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur në këtë procedurë me shkelje të rënda e të qëllimshme të ligjeve. Por nuk kuptohet se përse qeveria aktuale, gjatë 10viteve nuk gjeti rastin e kohën të bëjë hetimin administrativ për këtë çështje mjaft të përfolur dhe veç masave administrative të dërgonte çështjen ne prokurori, sidomos tashmë në SPAK.

Edhe SPAK mund dhe duhet të kishte filluar hetim me inisiativë, sepse rasti është përfolur jo pak nëpër media! Vonesa për të nisur një hetim mbi këtë poshtërsi korruptive sjell parashkrimin veprës penale si edhe në shumë raste të tjera. Deri në15 maj 2023 kanë mbetur edhe pak ditë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/03/2023 02:16

    SPAKU nuk ka kohe per keto.Nje autokombanjer qe ka korrur me leke ne dore,pa fature arrat e fshatit vlen me shume te hetohet ai dhe bashkefshataret e tij qe e kane paguar se sa te gjithe politikanet tane te marre se bashku dhe allishverishet e tyre.Po nuk kane faj keta,fajin e ka kuvendi qe nuk beri ligje qe te percaktonin qarte se ndalonte prerazi privatizimin e objekteve me rendesi strategjike kombetare,sido qe te ishte gjendja e tyre,vlera e tyre,apo perfitimet prej tyre.Me keto ligje katran qe kane bere per privatizimet,pse te mos kishte /a field day/Berisha me shoke ne privatizime?!

    Përgjigju
  • Go West: 28/03/2023 19:38

    Urime, zoti Doci, nje shkrim i vyer e qe shtron probleme per ata qe duan te punojne.

    Përgjigju
  • K.I. SHIJAKUT: 28/03/2023 18:52

    Nëse SPAK do të hapë këtë dosje, do të “zero” korrupsionin në gjithë këtë vend! Kurum ka qenë “furra” e korrupsionit që nga viti 2000. Pa ekzagurim, kushdo që i shërben Kurumit është "luftëtarë të ushtrisë së korrupsionit". Keni harruar shpejt paratë e 863 mijë eurove të arrestuara në makinën e Oresti Sotës? Ishte vetëm një pjesë e vogël! Çdo vit vidhen rreth 250 milionë euro nga kuzhina e çdo shqiptari! Dhe inspektorët e taksave dhe doganave kanë pjesën e tyre në këtë mëkat të madh. Po ta hapësh atë dosje, do të “prish arterien” duke shkuar në qendër të “korrupsionit” në mbarë vendin, Kosovën dhe madje edhe Serbinë.

    Përgjigju
  • Gjergj: 28/03/2023 15:27

    Parè me syrin kritik, puna e kèsaj qeverie qè na lumturon prej 10 vitesh dhe nuk arrin asgjè prej premtimeve tè bèra, tè bie nè sy heshtja totale e institucioneve nè raport me rastet korruptive, qè kur ishte nè opozitè i quante KORRUPSION QEVERITAR QÈ DO I DÈRGOHET DREJTÈSISÈ. "Nuk patèn kohè" tè merren me Saliun dhe hajdutèt e tij sepse i veshèn vetè çizmet e hajdutève. Le tè mos harrojmè se si erdhèn nè pushtet. Video e Metè hajdutit,,tè vrarèt nè bulevard,,premtimi pèr drejtèsi. Rezultati??? Meta president,,,Saliu me fèmijè milionera,,shqiptarèt nèpèr gomone dhe maune. Kaq e thjeshtè èshtè. Kjo klasè politike,,èshtè e bashkuar nè vjedhje dhe zhvatje, korrupsion dhe rrumpallè. Vetèm nè kushte tè tilla, politikani bèhet milioner. Si tha atèherè? RILINDJE? Jo mo jo.

    Përgjigju
  • teli: 28/03/2023 11:30

    SPAK te marre te dhenat e prodhimit dhe eksportit nga keta kater hec-e qe i shiti Saliu me Ilirin, te nxjerre sa ka fituar bleresi i heceve nga efekti i krizes dhe nderkohe per te njejten energji elektrike te inportuar nga KESH sa ka humbur buxheti i shtetit?! Mbase 1/1.2 miliarde euro. Imagjononi i shiti per 100milione dhe tani paguan 12 here me shtrenjet per energjine qe inporton. O zot i madh cfare krimi kane bere keta kriminele te pa shpirt. makuteri ulutitese. Ku je oooo SPAaaaK!.., merr hak per shqiptaret.

    Përgjigju
  • Ari: 28/03/2023 10:44

    Vepra antikombetare, te denueshme dhe per ata qe nuk i hetojne. Dhe per ata gazetare qe heshtin para kesaj tradhetie konbetare

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 28/03/2023 10:32

    E bre Salo!Ishe vertet shemtia e politikes shqiptare.Por, tash se fundi,Ti Salo dhe ILir Meta, po deshmoni vertet kete shemti me veprime kontrete.vetem per qellime te shpetoni By...en tuaj,Kurre as per shqiptaret e as per S hqiperine te ciles pa kaosit tuaj i erdhi mrekullia tash e tri pale zgjedhjeje.Populli eshte validi kryesor qe vendos dhe jep verdikt.Kujdes popull nga genjeshtra !Kujdes nga mashtrimi i madh ! Shqiperia e shqiptareve!Shteti mbi te gjitha!

    Përgjigju
  • goni: 28/03/2023 10:28

    Adriatik kemi shpres se e ke ber dosjen gati ... esht nje korrupsion galopant qe ka ber sali berisha me ilir meten me keto hece... te lutem dergoje dosjen sa me shpejt ne spak qe te pergjigjen para ligjit ... respekte

    Përgjigju
    • Adriatiku: 28/03/2023 11:50

      Pa merak se e kam ber gati dosjen per ti futur gjoben e radhes edhe sales edhe metes. Spaku te bej punen e vet boll ngeli ne gjume.

  • Heqimi: 28/03/2023 10:14

    Pse nuk i kaloi ne proces tenderimi por ua dha per dy leke gjithe ate pasuri kometare ?

    Përgjigju
  • Emigrant: 28/03/2023 10:01

    Cfar mund te presish nga nje shtet qe eshte bere republik bananesh ku urdherojn ambasadoret Te ne eshte vendos nje klik antikombetate ku cdo gje u vodhe dhe u fal per 1 euro

    Përgjigju
  • Mali: 28/03/2023 09:51

    Shkrimi e ka bere ekspertizen, SPAK e ka gati por a do te hapi ceshtje?!.. Une nuk besoj te merret fare me kete ceshtje sepse ia kane shtrenguar fytin!.. Korrupsioni duket sheshit, bashkpunimi i institucioneve si miniastrite dhe Kryeministria duken qartaz, jane vene ne rrjesht. po nga kush?!.. Kjo del qarte ne shkrim por vetem SPAKu nuk mund ta shikoje e kuptoje!.. Mali

    Përgjigju
  • destan: 28/03/2023 09:42

    Krimineli NON GRATA eshte arkitekti i shkaterimit te Shqiperise ne cdo aspekt.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 28/03/2023 09:40

    Nuk eshte asgje. Shikoni koncesionin e hidrocentralit te Ashtes qe megjithese ishte PPP shteti shqiptar ka paguar plot 70 milione EURO. Ja u tregon si dhe qysh Ridvan Bode dhe ai kaqoli qe drejton CNA. Dhe nuk flet askush nga te gjithe ata qe kane drejtuar financat mbas 2013 e deri tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani