Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në rrugën e Shirokës, në Shkodër. 
 
Makina tip "Ford" ka përplasur një person i cili po lëvizte me biçikletë. 

Më pas, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me hekurat anësore të shëtitores dhe fatmirësisht ka shpëtuar pa përfunduar në liqen.

Ndërsa, i aksidentuari është dërguar në spital, i cili po merr mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit. 

aksidenti
aksidenti
(Aksidenti në Shkodër)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com