TIRANË- Një aksident është shënuar në “Rrugën e Dibrës”, ku një makinë ka përplasur një motor dhe si pasojë është plagosur 1 person.

I plagosuri është drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spital.

Policia ka nisur hetimin e ngjarjes. Ende nuk dihet kush është shkaku i aksidentit.

 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)