Lëvizja me makinë në Tiranë është makthi më i madh i qytetarëve. Ngecje në trafik, radhë të gjata mjetesh dhe parkime të gabuara të zënë sytë thuajse kudo, në rrugë kryesore dhe nëpër lagje.
Fluksi shtohet sidomos në ditët e fundit të vitit, për shkak të festave. Policia Rrugore e Tiranës thotë ka një plan të veçantë operacional për ditët e festave që pretendon të shfryjë radhët e gjata të pritjes, i cili nis të zbatohet të hënën e 23 dhjetorit.
Duke filluar që nga e nesër është futur në zbatim plani operacional për menaxhimin e festave të fundvitit dhe të gjitha shërbimet e policisë do të jenë me orar të zgjatur, 12 oraresh dhe kjo do të ndikoj direkt në shtimin e forcave të policisë në prezencë jo vetëm në segmentet e kryeqytetit, por dhe në rrugët interurbane kryesore, pavarësisht kushteve atmosferike, thotw Gerhard Baka , Specialit, Policia Rrugore:
Arsyet e trafikut këtë periudhë lidhet në 2 pjesë në Tiranë. I pari për shkak të biznesit gjatë paraditeve dhe së dyti për daljet në pika kyçe pasditeve dhe darkave.
Në orët e paradites kemi një dyndje rreth tregjeve industrial apo ushqimor sepse janë tregtarët që bëjnë pazaret e tyre për të siguruar festat e fundvitit dhe në orët e mbrëmjes pastaj kemi një dyndje në afërsi të sheshit "Skënderbej" nwnvizon mw tej ai.
Ditët e fundit numri i makinave që qarkullojnë në Tiranë është shtuar prej ardhjeve të emigrantëve për festa.
Prurjet nga pikat kufitare kanë një dyndje të turistëve dhe emigrantëve që kanë preferuar të zgjedhin Shqipërinë për të festuar festat e fundvitit dhe kjo domosdoshmërisht ka ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e fluksit, tregon eksperti.
Megjithëse blutë po provojnë taktika të përkohshme për të gjallëruar lëvizjen, në ato segmente që bllokimi është i madh dhe pa rezultat në gjendje normale duhen zgjidhje permanente.
"Në ato segmente rrugore ku fluksi është tejet i ngarkuar dhe është i papërballueshëm kërkohet një devijim momental për të krijuar një lehtësira nga një segment dhe për të krijuar hapësirën e duhur që të ketë rrjedhshmëri trafiku' tregon ai.
Dy unazat e Tiranës, e vogla dhe e mesmja janë më problematiket, por pas nuk mbeten edhe rrugët e tyre lidhëse, të cilat në periudhë festash kanë përqendrimin më të lartë të njerëzve, për shkak të lokaleve, dyqaneve dhe atmosferës festive.
makinat ne tirane jane shtusr shume se kane ardhur shume nga rrethet,,prandaj duhet e menjehershe ndertimi i tuneleve nentokesore,,,sic i ka bota,,,,mund te behet dhe nje metro,,kombinat- kinostudio,,,dhe unaza,,me metro,,apo dhe nga treni deri ne tirane te re...kjo eshte zgjidhja,,,zgjidhje tjeter nuk ka,,,me police nuk rregullohet trafiku...
Përgjigju12 ore nen kontrollin e Policis ! Po 12 oreshin tjeter, kush ja merr turnin Policis ???????
PërgjigjuE keqja qëndron te mos zbatimi i rregullores,bëhen parakalime të gabuara,parkimet paralele sidomos në unazë dhe tjetër shqetësim është sepse punonjësit e pastrimit i lenë kazanët e plehrave në mes të rrugës duke bllokuar një kursi.Policia duket të jetë më evidente dhe gjobat të jenë ekstreme.
PërgjigjuA i kan do njerz me do gram tru icta? Ado me mar vota tuja nxie jeten qytetarit ka trafiku a? Ka ken ni nul, ictash jan tan nula!
Përgjigju